E shtunë, 24 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Gjatë kontrollit të ushtruar në pikat kufitare, ndaj pasagjerëve të zbritur nga zonat jashtë Shengenit, policia kufitare e Marittimahannos në Itali, arrestoi shqiptarin Skënder Hyseni. Shkak për këtë prangosje u bë dënimi i dhënë ndaj 42 vjeçarit nga shteti i Belgjikës, pasi ai ishte vënë në kërkim nga Interpoli dhe për këtë u ndalua me qëllim ekstradimi. Hyseni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 6 vjet burg për trafik të qenieve njerëzore, dhe se kishte krijuar një shtëpi prostitucioni ku dhe ushtronin këtë veprimtari një grup vajzash. Pas kësaj 42 vjeçari u dërgua drejt burgut të Barit, në pritje të ekstradimit drejt Belgjikës. a.y/NOA