Rama nuk është politikan dhe si i tillë është testuar në shumë raste nga SHBA. Rasti më i fundit ishte ai i pak ditëve më parë, kur iu kërkua të organizonte një demonstratë kundër Berishës në Nju Jork dhe ai u përgjigj se nuk është në gjendje të mbledhë as 40 njerëz me parulla. Kështu Uashingtoni nuk mund t’i varë shpresat për rrëzimin e Berishës te një person i cili pret sa Berisha të rrëzohet vetë Nga Alket Aliu Në intervistën më të fundit të ambasadorit amerikan Arvizu, mesazhi për popullin dhe politikën shqiptare ishte i qartë: Berisha do të jetë në pushtet për aq kohë sa opozita të mos jetë në gjendje të nxjerrë një “burrë shteti” nga radhët e saj. Dhe kjo intervistë lëshohej teksa Kryeministri i vendit kishte nisur një fushatë lobimi në SHBA, e cila i dha rezultate minimale. Politika e Shteteve të Bashkuara prej kohësh është distancuar nga lideri i mazhorancës. Kjo për shkak të “akrobacive” të Sali Berishës, i cili nuk ka dëshmuar të jetë një partner serioz dhe i besueshëm për euroatlantikët. Por ky fakt nuk është i mjaftueshëm për të rrëzuar Berishën. Duhet alternativa politike dhe garancia personale. Përsa i përket alternativës politike, Arvizu shprehet se Opozita duhet të gjejë një mënyrë se si mund të përfaqësojë dhe se si mund të tregojë interesin e saj bazë. “Është e rëndësishme që edhe axhenda e reformave të mund të ecë përpara. Për gjendjen në opozitë mendoj, të paktën unë do të doja të shikoja disa alternative pa dashur të jem kritik ndaj opozitës. Sa herë kemi parë që të dalë dikush nga selia rozë dhe kemi parë një listë të gjatë të pikave për këtë pozicion apo atë pozicion dhe njerëzit duhet të marrin vendimet e tyre nëse kjo është e vlefshme apo jo. Gjithsesi personat që dalin nga selia rozë përfundojnë me një apel që komuniteti ndërkombëtar ta mbështesë pozicionin e Partisë Socialiste, largohen nga mikrofoni dhe përfundon me kaq. Të paktën, këshilla ime për opozitën është se duhet të dëgjojmë shumë përsa i përket asaj që ata do të bëjnë si alternativë. Kjo është shumë e rëndësishme që njerëzit dhe faktori ndërkombëtar të dëgjojnë alternativat”. Ndërsa më i drejtpërdrejtë përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara është kur flet për Edi Ramën. “Edi Rama është një individ shumë tërheqës, një nga gjërat që do të tregoj është se ai më ka thënë që nuk është politikan, por është një artist. Ai ka patur një karrierë fantastike dhe ai ka ndarë me mua disa nga historitë e tij pasionin e tij për artin.” Ndërsa në fillim deklarata e Ramës se “nuk është politikan” është marrë në kuptimin e një njeriu nga dhe për popullin, tashmë për shumëkënd është e qartë se ky është ndoshta i vetmi moment në të cilin ai ka qenë i sinqertë. Vërtet Rama nuk është politikan dhe si i tillë është testuar në shumë raste nga SHBA. Rasti më i fundit ishte ai i pak ditëve më parë, kur iu kërkua të organizonte një demonstratë kundër Berishës në Nju Jork dhe ai u përgjigj se nuk është në gjendje të mbledhë as 40 njerëz me parulla. Kështu Uashingtoni nuk mund t’i varë shpresat për rrëzimin e Berishës te një person i cili pret sa Berisha të rrëzohet vetë. Mesazh i cili u dha nga Edi Rama edhe në editorialin e tij të fundit ku shpjegoi filozofinë e tij se “do të presë derisa populli të vendosë se kur është mbushur kupa e Saliut”. Për politikën e Uashingtonit tashmë është e qartë se Edi Rama ose është i kapur, ose i trembur ose i paaftë. Për secilën prej këtyre arsyeve, nuk mund të bëhet kryeministër. Pas 8 majit të gjithë e kuptuan se përveshja e mëngëve të ambasadorëve në numërimin e votave të njësisë numër 5 ishte një lubrifikant, teksa kishin vendosur “t’ia fusnin” Edi Ramës. Por historia nuk ka mbaruar. Sponsorizimi i hapur që Shtetet e Bashkuara i bënë Fatos Nanos është shprehje e krizës në lidership brenda radhëve të opozitës. Arvizu tha qartë se nuk është kundër kthimit të liderit historik të Partisë Socialiste. SHBA nuk do ta mbështesë, për arsye të “mëkateve të vjetra”, por as nuk do ta pengojë. Ai do të jetë i lirë t’i fusë shkopinj në rrota Edi Ramës për të lehtësuar daljen e një lideri të ri në Partinë Socialiste i cili, me bekimin e Uashingtonit, do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm. Në vitin 2013? Kjo varet nga vetë Partia Socialiste. Sa më shpejt të gjejnë një “burrë shteti”, aq më shpejt do të vijnë në pushtet...
Kur do të vijnë në pushtet socialistët?
-
Ekonomisti19:19 - 24 Shtator 2011Me lehte virgjerohet nje plake 70 vjeçare, sesa rinovohet PS 70 vjeçare. Ka erdhur koha qe PS te paketohet, amballazhohet, ti vihet etiketa "E pa harruar qofte" dhe te mbyllet ne bodrumet e Arkivit te Shtetit. Sa per Ameriken- as e ka ngrene ndonjehere meraku per te sjelle ne pushtet PS=PP=PKSh.