English

Libi, Aisha Gheddafi: Im atë është mirë dhe po lufton

Nicosia, 24 shtator 2011, NOA - Aisha Gheddafi, e bija e ish-liderit libian Muammar Gheddafi tha në një intervistë telefonike për rrjetin televiziv Al Rai se i ati i saj është mirë dhe po lufton. “Jini të qetë, udhëheqësi juaj i madh është mirë, i ka armët në dorë dhe po lufton për kombin”, tha e bija e Gheddafit, që transmeton mesazhet e besnikëve dhe personaliteteve të ish-regjimit libian. Ajo e cilësoi këtë luftë si revoltën e popullit që i reziston betejës, duke i inkurajuar bashkëkombasit libianë që të jenë krenarë për liderin e tyre. Aisha Gheddafi i bëri thirrje të gjithëve të ngrenë krye kundër autoriteteve të reja të vendit, të cilët i quajti tradhtarë. mit/NOA

KOMENTE