E shtunë, 24 shtator 2011, NOA- Forcat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi, mëngjesin e sotëm u futën në Sirte, qyteti i lindjes së Muammar Geddafi. Mediat vendase e kanë cilësuar Sirten si bastionin e fundit të mbështetësve të tij, ndërsa flitet për një shkëmbim të vazhdueshëm zjarri. Ndërkaq nga ana e rebelëve të cilët tashmë i binden Këshillit Kombëtar të Tranzicionit dhe mbështetësve të kolonelit, është shkaktuar një tym masiv i cili ka mbuluar qytetin, pro që mbikëqyret vazhdimisht nga avionë të NATO-s a.y/NOA