English

Mblidhet në Shqipëri Komisioni për Dialogun Anglikano-Ortodoks

Durrës, 24 shtator, NOA - Nga datat 16-23 shtator, në mjediset e Manastirit të Ri të Shën-Vlashit dhe të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, pranë Durrësit, zhvilloi punimet Komisioni Miks për Dialogun Anglikano- Orthodhoks.

Eshtë hera e parë që ky Komision mblidhet në vendin tonë, me ftesë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastasit.

Midis dy Kishave ka pasur marrëdhënie miqësore që prej disa shekujsh, por ky dialog teologjik i drejtpërdrejtë ka nisur që nga viti 1973, në Oksford.

Rrjedhojë kanë qenë tre raporte, për tema teologjike me interes të përbashkët.

Tani ka nisur një fazë e re, ku po diskutohet për përgjegjësinë e të krishterëve për Krijesën e Perëndisë dhe për mjedisin, si dhe për përgjegjësinë e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kisha Ortodhokse u përfaqësua në takim nga Mitropoliti Kalistos, Patriarkana Ekumenike; Mitropoliti Serafim i Zimbabves, Patriarkana e Aleksandrisë; Mitropoliti Nifon i Tërgovishtes, Patriarkana e Rumanisë, Episkopi Ilia, Kisha e Shqipërisë, si dhe nga teologë dhe klerikë nga Kishat e Qipros, Rusisë, Serbisë, Greqisë, Polonisë. Bashkëkryetari Anglikan i komisionit ishte episkopi Roger Heft, nga Australia.

n.e/NOA

KOMENTE