Milano, 24 Shtator NOA - Asnjëherë nuk do ta kishim menduar se Milani do të trembej më shumë nga ekipi çek i Viktoria Plzen se sa nga Barcelona. Me një pikë të fituar nga ndeshja me Barçën, ekipi i Allegrit do të përballet me formacionin çek pa një sulmues të mirëfilltë të pranishëm. Përjashto Cassano, që një sulmues i mirëfilltë nuk mund të quhet, tekniku kuq e zi nuk ka në dispozicion asnjë lojtar tjetër. Me FantAntonio në këtë mënyrë me shumë mundësi do të luajë Ganz. r.b/NOA