English

Papa Benedikti i 16-të i sulmuar edhe më parë

E shtunë, 24 shtator 2011, NOA- Që nga viti 2005, 6 vjet në krye të Vatikanit Papa Benedikti i 16-të ka marrë shumë kërcënime me vdekje. Vetëm një vit më parë në Londër anti-terrorizmi Britanik arriti të parandalojë një atentat ndaj tij të organizuar nga katër persona me origjinë algjeriane. Ndërsa në dhjetor të vitit 2009 një grua arriti që të sulmojë Joseph Ratzinger vetëm pak para meshës së Krishtlindjeve. Ndërkaq edhe paraardhësi i tij Papa Gjon Pali i II-të ka rrezikuar jetën në katër raste. Shkak për këtë bilanc u bënë të shtënat e armëve që u dëgjuan pak momente para se Papa Benedikti i 16-të të celebronte meshën e shenjtë në qytetin Erfurt të Gjermanisë. Të shtënat e armës u dëgjuan disa qindra metra larg altarit ku Papa po përgatitej të celebronte meshën e shenjtë. Një person qëlloi pa u tutur në një postbllok, pranë sheshit Duomo, ku mbeti i plagosur një polic, ndërsa vetë autori i të shtënave u arrestua në moment. a.y/NOA

KOMENTE