English

Parashikimi i motit për 25 shtator 2011

Tiranë, 24 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, pasi që në orët e para të mëngjesit kthjellimet do të dominojnë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa sërish me vranësira do të mbeten zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin. Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet shtim i vranësirave të gjithë territorin duke rrezikuar shira të izoluar, më të theksuara vranësirat dhe shirat do të jenë në ekstremin verior dhe jugor. Në këto kushte të kthjellimeve, vranësirave dhe shirave të izoluar në zona të veçanta do të mbetemi në mbrëmje dhe deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Perëndimor ndërsa në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. Europa Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në kushtet e qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet do të dominojnë në këto vende. Me mot të kethjellët dhe vranësira kalimtare do të dominohet Europa Qendrore, Europa Jugperendimore dhe Europa Juglindore. Situatë kjo e cila do të kushtëzohet nga prezenca e qendrave të presionit të lartë atmosferik të vendosura mbi këto rajone. Ndërsa me vranësira dhe shira të konsiderueshme do të karakterizohet Europa Lindore dhe Ishujt Britanike. Reshje të dendura shiu do të bien në Ishujt Britanike të cilat do të shoqërohen me stuhi ere. Gjithashtu me vranësira dhe shira të dobët do të mbetet Italia dhe Zona e Alpeve të cilat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Italia do të rrezikohet nga shira të dobët dhe shkarkesa rrufesh - Ishujt Britanike do të rrezikohen nga shira intensive dhe erë e fortë - Rusia do të rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe mjegull e dendur a.y/NOA

KOMENTE