English

Pasqyra e shtypit, 24 shtator 2011

Tiranë, 24 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 24 shtator 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Rama i vendos dhjetë kushte Berishës”. Argumente të tjerë në faqen e parë: “Nga Mustafa Nano. Pse Brukseli do na thotë jo edhe një herë tjetër”; “Majko: Politika shqiptare i ngjan pikturave të Edi Ramës”; “Odiseja Konomi”: Konflikti për 275 ha në Hamallaj, hetime të tjera në Vlorë”; “Zyrtarët vjedhin 15 herë më shumë se hajdutët”; “Kthime masive në doganën e Kapshticës”; “Basha ndërpret kontratën me drejtorin e Metropolit. Londo: I vetmi motiv. Ik se punove”; “Nga Besnik Mustafaj: Kafe turke apo kafe greke”; “Edhe gratë mund të vuajnë nga varësia e tij”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Dhjetë Pikat. Rama: PS propozon pakt për Shqipërinë”. Të tjerë tituj të faqes së parë: “Mjeku dhe infermierja vidhnin dhe shisnin ilaçe”; “Topalli dhe Ruli në panair, shkëlqen Birra Korça”; “Ervini nis aventurën me Noçen e Big Brother pas ndarjes me Ermelën”; “Çiljeta fil në Itali në krah të italianëve”; “Duhet nisur nga reforma territoriale nga Mentor Nazarko”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Edi Rama i jep leje Ina Ramës të hetojë 21 janarin”. Në vijim të faqes së parë veçohen titujt: “Berisha sot fjalim në OKB”; “Operacioni vidhen ilaçet e spitalit, si funksionon skema e mashtrimit”; “Meta, Prokuroria pa prova origjinale”; “Lista e emrave që kanë përfituar punësim në Greqi”; “Intervista. Ardit Gjebrea: Kënga Magjike, sfida dhe triumfi i këngëtarëve”; “X factor Albania mbyll me sukses etapën e parë të audicioneve”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor: “Prifti: Do të publikoj një video me Fahri Balliu”. Në faqen e parë argumente të ditës janë: “Importi i plehrave, ç’po ndodh në Rumani dhe ajo që do pësojë nesër Shqipëria”; “Mrekullia e Plehrave nga Arben Rrozhani”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Video Prifti 3. Biznesmeni i ofroi ryshfet ministrit”. Tituj të tjerë: “Birra Korça rekord gotash në panair. Rili: Është e preferuara ime”; “Takimi në bashki, komuniteti hebre Bashës: Kërkojmë tokë për varrezat”; “Sabri Godo deklaron: Sali Berisha President, Lulzim Basha kryeministër”; “Flet i dënuari Admir Tafili: Më detyruan. S’jam vrasës i lindur”; “E dashura e re e Bojken Lakos. Pse e quaj veten një grifshë”; “Këngëtarja Teuta Kurti martohet në xhami. Ndjek ritet si një myslimane e devotshme”; “Thashetheme. Adi Krasta lë Topin për vizionin”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE