Vlorë, 24 shtator 2011, NOA- Një 25 vjeçar nga fshati Trevllazër i komunës Novoselë, u arrestua në flagrancë nga blutë e qytetit të Vlorës pas djegies së një sipërfaqeje të madhe me ullinj. Erland Malaj u prangos mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Shamogjin” Komuna Novoselë, duke pastruar me zjarr bahçen e tij ku si rrjedhojë dyshohet të ketë djegur 30 rrënjë ullinj, 7 metër kub binarë druri dhe 600 demek me bar pronë e shtetasit, D. M., 48 vjeç, banues në Trevllazër. Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Vlorës nisi hetimet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. a.y/NOA
Pastronte bahçen dhe djeg sipërfaqen me ullishte, prangoset 25 vjeçari
-
sajmo12:39 - 24 Shtator 2011nese e ka bere nga pakujdesia nuk ka veper penale