English

PDIU shpalos programin politik për pushtetin vendor

E shtunë, 24 shtator 2011, NOA- Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi zhvilloi sot një takim me të zgjedhurit lokal. Gjatë këtij takimi u shpalos programin politik që do të ketë PDIU në pushtetin vendor. Gjatë këtij aktiviteti u prezantua edhe hyrja në PDIU e analistit dhe politologut të mirënjohur, Adri Nurellari, i cili prej ditës së sotme është pjesë aktive e partisë. Në fjalën e tij, Idrizi theksoi në fjalën e tij nevojën për zbatimin e amendamenteve të PDIU-së në ligjin për regjistrimin e popullsisë. Duke theksuar se PDIU vijon të jetë tërësisht kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, Idrizi tha “Ju e keni ndjerë shqetësimin, që kanë krijuar amendamentet e propozuara nga PDIU- dhe të miratuara në parlament, tek kalorësit e helenizmit në Shqipëri, apo tek do subjekte të tjera, minoritetesh të stisur, e të harlisur nga koha pjellore e pluralizmit. Këta njerëz e kanë kuptuar më së miri se hapësira për të manipuluar rezultatet e të ashtuquajturit census, si pasojë e politikës shumëvjeçare të pensioneve, të vizave, etj, është zvogëluar thuajse tërësisht prej amendamenteve tona. Amendamentet tona, te cilat nuk u pranuan të gjitha, janë një kontribut i qartë dhe garancia e vetme që, edhe nëse ky proces kryhet jashtë vullnetit tonë, asnjë të mos ketë mundësi të abuzojë me vetëdeklarimin si një e drejtë objektive që të deklarohet e vërteta dhe jo ajo që imponohet me presione e joshje nga politika e vendit fqinj.” Lidhur me programin që të zgjedhurit e PDIU-së në pushtetin lokal duhet të zbatojnë, duke u ndalur në vendimmarrjen me karakter kombëtar që duhet të kenë, ai theksoi se PDIU ofrojn modele të qeverisjes lokale, që vijnë nga eksperienca të suksesshme perëndimore, duke propozuar një reformë të qeverisjes lokale, që nis nga zvogëlimi i dukurisë së copëtimit territorial në njësi të vogla, të paefektshme, me anë të së cilave s’mund të bëhen politika reale në dobi të qytetarit, por vetëm shpërndarje shpërblimesh asistenciale për komunat më të vogla. Idrizi propozoi decentralizim të shërbimeve urbane që janë të vendosura në qendër, krijim të disa qendrave urbane dhe administrative në Qytetin e Tiranës, dhe rregullim përfundimtar urban të zonave të periferisë së saj, nëpërmjet planeve rregulluese të integruara me gjithë kryeqytetin. a.y/NOA

Në foto: Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi

KOMENTE