English

Peng nga shqiptari dhe 2 grekë, lirohet vajza e rrëmbyer e ish-kryebashkiakut të Janinës

Pas tre ditësh e rrëmbyer, është liruar vajza e ish-kryetarit të Bashkisë së Janinës, Nikos Gonou. 22 vjeçarja Sofia Gonou u rrëmbye nga dy shtetas grekë dhe një shtetas shqiptar.

Sipas policisë, në fillim rrëmbyesit kanë kërkuar rreth 4 milionë eurokëmbimit të lirimit.

Sipas korrespodentit të ABC News në Greqi, rreth orës 09:00 të ditës së shtunë është liruar 22-vjeçarja vetëm pasi ish-kryebashkiaku ra dakord me rrëmbyesit për dorëzimin e 43 mijë eurove.

Pengmarrja u krye duke mbajtur vajzën të fshehur në rrethinat e Janinës. Policia e Greqisë po heton nëse në rrëmbim ishin përfshirë edhe persona të tjerë.

KOMENTE