Pogradec, 24 shtator 2011, NOA – Në ujërat e liqenit të Pogradecit është gjetur në orët e natës trupi i pajetë i një gruaje. Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se trupi i pajetë u zbulua rastësisht nga disa persona, që po kalonin në vendngjarje. Sipas policisë nuk dihet ende identiteti i gruas, ndërsa bëhet me dije se ajo mund të jetë diku rreth moshës 27 vjeç. Policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, thotë se trupi i pajetë u gjet pranë një vendi që njihet me emrin “Oktapodi”. Policia informon se viktima nuk ka shenja dhune në trup, duke shtuar se ajo duhet të jetë mbytur në liqen para 24 orësh. Policia pritet të japë detaje lidhur me ngjarjen. mit/NOA