English

Policia: 2 shqiptarëve dhe turkut iu gjet 3kg e 400 gramë heroinë

Tiranë, 24 shtator 2011, NOA- (Update) Lidhur me lajmin për kapjen e tre personave Policia e Shtetitnjë konferencë për shtyp dha detajet e plota të operacionit të organizuar nga anti-droga. Bëhet e ditur se ky operacion është shtrirë në dy qytete, në Tiranë dhe Korçë ku lidhur me këtë rast ka bashkëpunuar edhe Policia Kufitare e Korçës. Tre të ndaluarit 2 shqiptar dhe një turk janë, Edmond Gërxhani 38 vjeç banues në Tiranë i dënuar më parë, Abdullah Kili 41 vjeç dhe shtetasi turk Vehbi Aliogu, i cili ishte me banim të përkohshëm në kryeqytet. Gjatë operacionit të organizuar për kapjen e tyre në flagrancë këtyre shtetasve iu gjet dhe sekuestrua 3 kilogram e 400 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë. Pjesa më e madhe e drogës u gjet në bagazhin e 38 vjeçarit Gërxhani në qytetin e Korçës, ndërsa në banesën e tij u gjet edhe një armë pistoletë e llojit Zastava. Ndërkaq dy personave të tjerë iu gjet në banesën e tyre në Tiranë 1 kilogramë dhe 38 gram lëndë narkotike e llojit heroinë. Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikim i lëndës narkotike”, ndërsa ndaj Gërxhanit edhe për “Armëmbajtje pa leje”. a.y/NOA

KOMENTE