English

Remonte në Tiranë, oraret dhe zonat që të hënën do mbeten pa drita

Tiranë, 24 shtator 2011, NOA- Kryeqyteti i vendit tonë gjatë ditës së hënë pritet të vuajë nga mungesa e energjisë elektrike. Siç njofton Operatori i Sistemit të Transmetimit gjatë të hënës do të bëhet remonti i planifikuar i Linjes 35 kV, Tiranë 220 – Ish-Uzina Dinamo. Mësohet se si rezultat i këtij remonti do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, nga ora 08.00-11.00. Ndërkaq zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike dhe që funizohen nga kjo linjë janë: Rr Jordan Misja, Zona tek Shinat e Trenit, Rr Siri Kodra pjesërisht, Zona tek ish- Josif Pashko, Kodër Kamëz, Bathore, Paskuqan dhe Zall-Herr. Sakaq në vijim të punimeve reabilituese në Nënstacionin Tirana 1, të hënën do të bëhet edhe remonti tjetër i planifikuar i Linjave 35 kV : Linja 35 kV Tirane 220 –Kinostudio dhe Linja 35 kV Tirane 220 – Karbit. Sipas OST, si rezultat i këtij remonti do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e hënë nga ora 08.00-11.00. Zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike dhe që funizohen nga Nënstacioni Kinostudio janë: Rr Aleksandër Mojsiu, Komuna Dajt, Zona e Tufinës, ndërsa konsumatorë të rëndësishëm që furnizon ky Nënstacion janë; TV Klan, TV Ora News, Alba Film, Insituti i Shëndetit Publik, Parku i Postave Tranzit ( PTT). Ndërsa zonat që furnizon Nënstacioni Karbit të cilat edhe ato do të kenë mungesë të energjisë elektrike janë: Rr Thanas Ziko , Rr. 4 Dëshmoret, Zona tek Tregu i Medresesë, Magazinat e Tregtisë në Rr. Siri Kodra dhe Zona e Babrroit. a.y/NOA

KOMENTE