Itali, 24 Shtator NOA - Një zbulim surprizues që “mund të ketë konsekuenca të mëdha, duke ndryshua mënyrën se si ne mund të shohim Universin”. Në këtë mënyrë presidenti i Institutit Kombëtar të Fizikës Nukleare në Itali (INFN), Roberto Petronzio ka komentuar të dhënat duke bërë të ditur se ata japin një informacion të rëndësishëm pasi duke u bazuar pikërisht tek këto të dhëna është kaluar shpejtësia e dritës. Megjithatë, Petronzio ka shtuar se edhe pse të dhënat vënë në krizë totale Teorinë e Relativitetit, sërish “Einstein nuk vdes”. r.b/NOA