Nju Jork, 24 shtator 2011, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se Serbia do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për bisedimet me Prishtinën, ndërsa theksoi se problemet mes dy palëve nuk mund të zgjidhen përmes veprimeve të njëanshme. Gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai u bëri thirrje mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë që të veprojnë në përputhje me mandatin e tyre. “Ka një varg çështjesh që duhet të adresohen në muajt e ardhshëm dhe u bëjë thirrje të gjithë të përfshirëve, të mbesin të angazhuar në këtë proces në frymën e konstruktivitetit. Presim që KFOR-i dhe EULEX-i të përmbushin tërësisht doktrinën e Kombeve të Bashkuara për neutralitetin ndaj statusit, në përputhje me mandatet e tyre nën rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, tha Tadiç. a.q/NOA