English

Velloja më e gjatë e nusërisë

Napoli, 24 Shtator NOA - Tre mijë metër tyl, gjashtë mijë metër kurriz i bardhë mëndafshi dhe një peshë prej 2 kuintal. Janë këto numrat e vellos më të gjatë në mbarë botën që është realizuar nga një stilist napolitan Gianni Molaro dhe më pas është prezantuar në “Casal di Principe”, qytezë e Casertano. “Objektivi – konfirmoi Molaro – është ai që në formën e një përqafimi simbolik paqeje të afroj të gjithë qytetin rreth nuses Elena”. Një simbolikë kjo që bëhet mbi të gjitha për të pasur një imazh tjetër të këtij qytetit, që shpesh herë rastis të dëgjohet për një imazh të padrejtë dhe të dëmshëm. r.b/NOA

KOMENTE