English

5 kosovarë, bien në pranga për rrëmbim personi

Prizren, 25 shtator 2011, NOA- Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Prizrenit të dyshuar si autorë të një rrëmbimi. Pas të dhënave të marra për një qytetar të rrëmbyer rreth një javë më parë në Prizren, viktima e rrëmbyer u lirua dje nga personat e dyshuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas dëshmisë së të rrëmbyerit, nisi procedura hetimore, ku zyrtarë të Departamentit Kundër krimit të Organizuar ë Policisë së Kosovës me përkrahjen edhe të Njësitit Special Operativ të drejtorisë rajonale të Ferizajt, në dy operacione të ndara kanë arrestuar pesë të dyshuar kosovar shqiptar për veprën penale të rrëmbimit. Me vendimin e gjykatës është bërë arrestimi i të dyshuarve si dhe kontrolli i shtëpive dhe lokaleve të të dyshuarve në Prizren. Ndërkaq gjatë operacionit për arrestimin e tyre u gjetën dhe sekuestruan dy armë automatike të llojit AK 47, 39 fishekë të kalibrit 7.62, 43 fishekë të kalibrit 9 mm, një kompjuter lap-top, 3 telefona celularë dhe sende tjera të cilat mund të përdoren si prova materiale në procedurë. Pas prangosjes së tyre, ata u dërguan në ambientet e paraburgimit. a.y/NOA

KOMENTE