English

8 maji, KQZ shqyrton nesër pr/vendimin për asgjësimin e fletëve të votimit

Tiranë, 25 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ndonëse katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, Klement Zguri, Hysni Osmani dhe Vera Shtjefni janë në një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, nesër votat e tyre pritet të jenë vendimtare. Partia Socialiste i ka paditur 4 komisionerët si fajtorë lidhur me procesin zgjedhor të 8 majit dhe vendimmarrjen e tyre, pavarësisht kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e nesërme për të diskutuar lidhur me asgjësimin e fletëve të votimit të përdorura në zgjedhjet e 8 majit. Burime zyrtare nga KQZ thanë për NOA se nesër anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë projektvendimin për “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, të përdorura për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 08 Maj 2011”. Sipas po të njëjtave burime thuhet se ky projektvendim synon asgjësimin e fletëve të votimit të përdorura në procesin zgjedhor të shumëdebatuar, të 8 majit. Ky proces i cili pritet të zgjasë për rreth dy muaj, ashtu si dhe rezultatet e dala nga zgjedhjet e 8 majit pritet të kundërshtohen fuqishëm nga ana e anëtarëve socialist. Gjithsesi thuhet se këtë herë ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme të 29 qershorit 2009, fletët e votimit do të digjen shumë më shpejt. a.y/NOA

Në foto: Kryetari i KQZ, Arben Ristani

KOMENTE
  • Lemi Agaj17:53 - 25 Shtator 2011
    ok
  • Lemi Agaj17:52 - 25 Shtator 2011
    mire po bojshi