English

Dëgjojini këshillat e të moshuarve, kanë dije më shumë se të rinjtë

Tiranë 25 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi -Dituria vjen nga përvoja. Një studim i fundit ka zbuluar se të moshuarit e moshës mbi 60 vjeç, janë më strategjikë në vendimet e tyre se sa të rinjtë mbi moshën 20 vjeçare, të cilët kanë tendencën të fokusohen në kënaqësinë e çastit. Studimi u krye nga “The University of Texas at Austin and Texas A&M” dhe u publikua në Psychological Science. Z. Maddox tha se studimi jep një vështrim në procesin e vendim-marrjes, e cila do të ndihmojë kërkuesit të mësojnë më shumë për efektet e plakjes në tru. Përgjithësisht, këto rezultate sugjerojnë se të rriturit më të rinj mund të sillen më impulsiv, duke favorizuar kënaqësinë e çastit, ndërsa të rriturit më të vjetër i konsiderojnë më mirë pasojat afatgjata të veprimeve të tyre. Si pjesë e studimit, u morën 28 të rritur të vjetër dhe 28 të rinj, të cilët kishin si detyrë kryerjen e vendim-marrjes, në të cilin ata duhet të bënin zgjedhjet e tyre, duke u shpërblyer kështu me pikë. Në këtë eksperiment, të rriturit më të rinj ishin më efikas në zgjedhjen e opsioneve, të cilat jepnin shpërblime afatshkurtra. Ndërsa pjesëmarrësit e grupit më të vjetër zgjidhnin opsione, të cilat rezultonin më strategjike dhe ishin afatgjata. Ato I përshtateshin më shumë qëllimeve të detyrës. Studimi doli në përfundimin se, njerëzit, sipas moshës përdorin trurin e tyre. Kur bëjnë zgjedhjet, të rinjtë përdorin një pjesë të trurit, ventral striatum, i cili është i lidhur me formimin e zakoneve të menjëhershme. Kjo sigurisht varet me moshën dhe pjesa e trurit, prefrontal cortex, është zona, e cila kontrollon mendimet racionale dhe të qëllimshme. a.k/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi04:50 - 25 Shtator 2011
    Problemet e edukates ne Shqiperi ne pergjithesi jane dobet,keq,aspak s'na nderojne.Kjo fillon qe me shemtite edukative qe shohim ne Parlament midis gjithe asaj shtrese qe perfaqeson mbare kombin tone,popullin tone,njerzit e kulturuar te politikes dhe deri ne shqiptare te zakonte.Fuqine maksimale edukative njeriu e fiton brendfa moshes 7 vjec,ne gjirin e familjes me tej ai thith pak ne aspektin edukatif.Edhe kur te rinjte ndaj me te moshuarve i vene supin fjaleve te tyre jo veshet e ndergjegjesuar,problemi eshte edukatif.Ne shqiptaret ne pergjethesi jemi foduj,veten e vendosim mbi tjetrin le te jete kush te doje ky tjetri.Danezet thone, s'me gjen gje kur degjoj tjetrin edhe pse flet jashte norme.Perkundrazi me jep mundesi ta njoh c'eshte,sa i vlen truri,edukata,logjika,sa di o sa s'di.Ndersa Kinezet kane dite te caktuar kur para dhjete te moshuarve reshtohen dhjete me te rinj,dhe afrohen ne kembet e te riturve duke u perulur,derisa i moshuari lejon largimin e me te riut. Mendoj se organet perkatese duhet te orgabnozojne nje here ne vit ne c'do qytet,o fshat,diten e respektit ndaj te moshuarve.Zonja V.Grabocka duhet te krijoje nje liber te vogel me koleget e kesaj pune dhe ne Tirane shfaqia e pare te sherbeje model per gjithe Shqiperine,kjo sepse mosha e trete ka bere shume per kete truall mjeran qe ende ka mekatet e tij ne mos respekt ndaj te moshuarve.Tani ky program nuk duhet te dale si ne monizem,por si ne DEMOKRACI te jete apolitik.Besoj se shpreva nje ide e cila duhet pasuruar, keshtu plotesojme nje boshlllek ne kete drejtim per te qene me afer kultures Evropiane.L.Luarasi.