English

I biri i Michael Jackson, dalja e tij të parë në publik, për bamirësi

Tiranë 25 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Në daljen e tij të parë në publik, i biri i Michael Jackon, Prince Michael, ka organizuar daljen e tij të parë në Berlin, në 9 Nëntor. Ai do të mbështesë babain e tij të ndjerë, në një ankand, duke ndihmuar kështu fëmijët në nevojë. Djaloshi 14-vjeçar do të jetë atje për shitjen e kompozimit të shkruar me dorë, “Bad”, nga babai i tij. Të gjithë të ardhurat nga ankandi do të shkojnë në organizatën e bamirësisë, Tribute to Bambi, e cila mbështet organizatat në Gjermani dhe fëmijët në nevojë. “Djaloshi, Prince Michael Jackson do të ecë mbi tapetin e kuq duke paraqitur dorëshkrimin në skenë, i rrethuar nga fëmijët.”- është shprehur një zëdhënës i ngjarjes për revistën People. Ai pritet të mbërrijë me një rrethim, por pa të afërm. “Ai nuk do të udhëtojnë vetëm, por nuk dëshiron të ketë asnjë anëtarë të familjes me vete.” - thotë një burim i afërt me ngjarjen. Në vitin 2002, kur Prince Michael ishte vetëm pesë vjeç, ka vizituar po të njëjtin vend së bashku me babain e tij, motrën Paris dhe vëllain Blanket. Të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ankand, mund ta bëjnë që në këto momente deri në 9 Nëntor, nëpërmjet internetit, në United Charity. I pyetur për të parashikuar se sa të ardhura mund të fitohen nga dorëshkrimi, një zëdhënës qeshi dhe tha: “Shpresojmë, një shumë tepër e madhe.” a.k/NOA

KOMENTE