English

Indonezi, sulm kamikaz mbi një kishë kristiane

Java-Indonezi, 25 shtator 2011, NOA – Një kishë kristiane në ishullin Java të Indonezisë u bë objektiv i një sulmi kamikaz të ndërmarrë mëngjesin e sotëm. Lajmin e bënë publik autoritetet e policisë, sipas të cilëve në vendngjarje mbetën të vdekur të paktën katër persona, ndërsa numërohen dhjetëra të plagosur. Radio vendase el-Shinta bën me dije se atentati vrastar ndodhi në kishën Kepunton në qytezën Solo, që ndodhet në ishullin Java, pak pas përfundimit të meshës së të dielës. mit/NOA

KOMENTE