English

Ja përse një shok i mirë, mund të na ndihmojë të mundim stresin

Tiranë, 25 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Nëse ndiheni nën presionin e një problemi, ideja më e mirë është të takoni mikun tuaj të ngushtë. Duke qenë në praninë e tyre, ju mund të reduktoni stresin, të paktën sipas një studimi të kryer tek fëmijët. “Një nga gjërat më interesante të këtij studimi është se, këtë efekt nuk e mundësojnë të gjithë miqtë, por vetëm miku më i ngushtë.”- tha Ryan Adams, autori kryesor i studimit dhe asistent në Qendrën Mjekësore të Spitalit të Fëmijëve, Cincinnati. Në studim morën pjesë 100 fëmijë të moshës nga 10-12 vjeç dhe iu kërkua të plotësojnë një ditar, 5 herë në ditë, gjatë 4 ditëve shkollë, se si ata i përjetonin 20 minutat e fundit të ditës së shkollës. Ata u pyetën gjithashtu nëse ndodheshin vetëm apo në shoqërinë e prindërve, vëllezërve, motrave, një miku, mësuesi apo ndonjë personi tjetër. Studimi ndërkohë maste edhe nivelin e hormonit të stresit, kortizol. Studiuesit zbuluan se prania e një miku të mirë, më shumë se kushdo tjetër, mundësonte përballimin e efekteve fizike të një eksperience negative, kështu që fëmija prodhonte sasi të ulëta të kortizolit. Ndërkohë që, në periudha stresuese, kur nuk kishte asnjë mik përreth, niveli i kortizolit arrinte në nivele të larta. Edhe pse studimi përfshiu një grup fëmijësh, studiuesit kanë bindje se ky zbulim ka të ngjarë të zbatohet më së shumti tek të rriturit. Dr Diploma Karen, një psikolog për fëmijët është shprehur për këtë temë: “Miqtë e ngushtë të fëmijëve mund të jenë problematik, por gjithashtu ata janë tepër pozitiv dhe mbështetës, në situata të shumta” Miqësia shërben për qëllime të vërteta dhe të rëndësishme shoqërore dhe emocionale. a.k/NOA

KOMENTE