E diel, 25 shtator 2011, NOA- Pranvera palestineze po vjen, është ky premtimi i Presidentit të Palestinës Abu Mazen në Ramallah para një turme me mijëra qytetarë. Presidenti i cili dy ditë më parë në Nëw York iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të mbështetur kauzën e popullit të tij dhe për të kërkuar pranimin e plotë të popullit të tij, përsëriti se nuk do të ketë më kthim për negociata paqeje me Izraelin pa një ngrirje të vendbanimeve hebraike. a.y/NOA