English

Në pritje të opinionit të KE, Shqipëria shanse minimale për statusin

Tiranë, 25 shtator 2011, NOA/Irma Toptani - Edhe pas propozimit të paktit për Shqipërinë si Europa nga Kryetari i opozitës, shanset që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat duket të jenë minimale, për të mos thënë, që do të jetë një tjetër shans i humbur. Kjo pasi qëndrimet e palëve mbeten ende larg kompromisit. Vlen të theksohet se dialogu politik është një nga kriteret bazë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Pak ditë më parë shefi i opozitës Edi Rama propozoi paktin për Shqipërinë, me dhjetë pika, i të bazuar në 12 rekomandimet e Komisionit Europian. Propozimet e kryesocialistit Rama kanë të bëjnë me votimin konsensual të reformës parlamentare; ngritjen e komisionit ad hoc për të miratuar brenda muajit dhjetor reformën parlamentare me asistencë teknike të OSBE-së; marrëveshje dypalëshe për përfundimin e Reformës Zgjedhore brenda marsit të vitit 2012 bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it; konsensus për zgjedhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,dhe zgjedhjen kandidatit të përzgjedhur nga Presidenti i Republikës për detyrën e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë; zgjedhjen me konsensus të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi propozimin e Presidentit; zgjedhjen me konsensus të Avokatit të Popullit; ngarkimin e Komisionit të Ligjeve për trajtimin në një proces të hapur e transparent të çdo çështjeje që lidhet me ligjet që kërkojnë 3/5-at e votave të Kuvendit; dakortësi për kufizimin e imunitetit parlamentar me konsultime të gjera dhe asistencë ndërkombëtare dhe ngritjen e një tryeze për rishikimin e Kushtetutës me përfshirjen e Komisionit të Venecias; kërkesë ndaj Prokurores së Përgjithshme për zbardhjen e plotë të tragjedisë së 21 janarit, si dhe të hetimit të të gjithë personave me imunitet parlamentar ose me detyra të tjera shtetërore që kanë rezultuar të përzier me botën e krimit të dala në dritë këto, përmes kabllogrameve të publikuara nga Wikileaks; si dhe pika e fundit e paktit ka të bëjë me balancimin e Bordit të Televizionit Publik Shqiptar dhe zgjedhjen me konsensus të drejtuesit të ri të tij që të garantojë paanshmërinë në informimin e publikut. Reagimet e ardhura nga kampi qeverisës menjëherë pas propozimit të këtij pakti lanë të nënkuptohet se mazhoranca nuk do të pranojë kushtet e lidershipit socialist. Këtë e bëri të qartë edhe kryeministri Berisha nga Nju Jorku, i cili theksoi se kushtet e Edi Ramës ishin vërtetimi i faktit se ai do të bllokojë integrimin e vendit në BE. Komisioni Europian pritet që në 12 tetor, pra pas plot 17 ditësh, të publikojë progres-raportin për Shqipërinë, në të cilin Brukseli do të shprehë qëndrimin e vet edhe për dhënien ose jo të statusit të vendit kandidat. mit/NOA

Në foton e parë: Sali Berisha dhe Edi Rama në tryezën e partive për reformën zgjedhore

Në foton e dytë: Edi Rama dhe Sali Berisha në ceremoninë për 20-vjetorin e krijimit të fondacionit gjerman "Friedrich Ebert"

KOMENTE
  • OrgelaFabian Dogjani14:32 - 25 Shtator 2011
    tu vij turp si njerit dhe tjetrit.qe tallen me gjith popullin,per fat te keq politika shqipetare eshte kafsheri kaos,ata jan per ne xhungel,europa prap do na kthej krahet,
  • livalu Ligor Luarasi13:03 - 25 Shtator 2011
    BOLL ME VOLIBOLL NE POLITIKE. Njezet vite tranzicion me te gjitha c'kane ndodhur gjate ketyre viteve,si te mirat dhe te keqiat,ate deshmojne qe klasa jone politike nuk di te drejtoje shqiptaret me ligjet e DEMOKRACISE.Kjo menyre qeverisjeje eshte persekutuar 45 vite nga komunizmi allashqiptaro fanatik tipik nga qeveritaret tane moniste.Ata dhe dikur dhe tani kane zbatuar ndaj shtreses intelektuale natyrale te popullit tone,idene prej gjarpri te Leninit:Intelektualet te mos i degjojme,te mos i futim ne politike,etj,etj,.Ndryshe politika te nglet monopol vetem i disave.Kur atje duhet te drejtoje me i miri dale prej meritokracise,jo prej tarafllekut,klaneve,fiseve,neopotizmave.C'eshte ky sundim pa limit,kur dihet qe sado i mire te jete lideri pas aq vitesh e qelben ujin reth tij?Pse SHBA,s'lejon sundim mbi 8 vjet?a nuk e kemi model demokracine e saj?C'eshte nje politike qe fut hundet ne drejtesi? c'lloj drejtersije prodhon kjo? Tani shqiptaret s'jane si dikur qe kishin frike te kritikonin,analizonin,sugjeronin.Shqiptaret e pane boten s'eshte ajo qe prokllamonte komunizmi.Me kuitohet ne lagjen tone ne Korce,kur nje emigrant Amerikan vendosi te ndroje jete ne vendlindje,pushteti parazit i lagjeve e dhaskalepsi sa ky ariti te thote: ne Amerike s'kane te hane,hane qenka,mace,konka,e kam degjuar me veshet e mi,kete skene.Tani populli yne doli qe eshte me pro Amerikani ne bote.C'fare shanse mund te kemi edhe neser per statusin,kur PS-PD lozin voliboll me mekatet e tyre te krizes mbi dy vjecare dhe askush nga to s'pranon ate mekat qe i takon. Jetojme ne nje bote kur edhe kokave te shkences po ju lekunden idete jo pastaj te zakonshmeve.Na doli qe paska grimca qe ecin me shpejt se grimcat e drites,pra edhe vete Ainshtaini na del relativisht i sakte,jo pastaj njeres qe njihen vetem se hipin o zbresin fronin e politikes,pa te cilin populli yne s'dinte egzistencen e tyre,sepse para hipjes ne fron azgje s'kishin bere per mbare popullin shqiptar.Ndersa ata qe i dedikojne jeten ketij populli,lihen ne hije,arese,kuitohen vetem se duhen kuituar,pa i zbardhur idete e tyre brillante.Statusi per ne BE kerkon te pranojne PS-PD mekatet qe kane,ngaqe Shqiperine keto dy forca e kane komanduar 20 vite,volibolli nuk luhet ne Parlament por ne fushat e voilibollit,me arbiter neutral.Ligor Luarasi.