English

Nepal, rrëzohet avioni turistik, 19 të vdekur

Kathmandu, 25 shtator 201, NOA – Një avion i vogël turistik është rrëzuar sot jo shumë larg kryeqytetit Kathmandu të Nepalit duke shkaktuar 19 viktima. Në bilancin e të vdekurve të këtij aksidenti bëjnë pjesë tre anëtarë të ekuipazhit dhe 16 pasagjerë. Avioni i vogël turistik 103 i kompanisë Buddha Air po kthehej nga një udhëtim nëpër male, kur rrëshqiti dhe u përplas fort përdrejt kodrës Kotdada në krahinën Godavari, që ndodhet vetëm 10 km nga kryeqyteti Kathmandu. Sipas policisë rrëzimi i avionit erdhi si shkak i kushteve të këqia të motit. Dëshmitarë të këtij aksidenti tragjik rrëfejnë se avioni ishte përfshirë nga flakët. mit/NOA

KOMENTE