E diel, 25 shtator 2011, NOA- Dy qytetarë shqiptarë nga 23 vjeç u arrestuan në Roccheta në Val di Non në Itali, nga karabinierët e qendrës operative në Cles, pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Oltjon Bana, banues në Rabbi dhe Emiliano Sinanaj me banim në Cles, u kontrolluan nga karabinierët ndërsa ishin duke udhëtuar me një makinë tip BMW në pronësi të Banës. Duke parë reagimin e qenit të anti-drogës, policët vendosën që ti ndjekin duke i ndaluar, ndërsa Oltjonit i gjetën rreth 100 gramë lënde narkotike e mbështjellë me letër celofon, e llojit kannabis sattiva. Menjëherë pas kësaj droga dhe makina u sekuestruan ndërsa dy të rinjtë u dërguan në ambientet e paraburgimit në Trento, ndërsa dyshohet se dy të rinjtë ishin shpërndarës droge ndërsa pas tyre mendohet të fshihen persona të tjerë. a.y/NOA