English

Pasqyra e shtypit, 25 shtator 2011

Tiranë, 25 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 25 shtator 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Kompensimi. Legalizimet, del fondi për 3500 pronarë”. Të tjerë tituj të faqes së parë: “Berisha me Burns: E bëj me opozitën reformën zgjedhore”; “Kakavijë, kthehet çifti çam nga Durrësi”; “Nga Besnik Mustafaj: Rruga pa krye e censusit”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Kabllogramet, kërkesa e Ramës kërcënim për SHBA”. Në vijim të faqes së parë veçohen titujt: “Forbes: Për Greqinë vlen receta reganiane e Shqipërisë”; “Berisha: Biografia e Del Ponte më kujton novelat e Agatha Kristit”; “Milo: paketa e Ramës nga tryeza e opozitës”; “Hipotekimi i pallateve, ndërtuesit përfshihen në procedurat e legalizimit”; “Pengmarrje për një telefon të shitur vjedhurazi”; “Heroina e shqiptarit zbulon trafikantin turk”.

E përditshmja “Mapo” ka si argument kryesor: “Dosja e prokurorisë, përgjimet e Paro Laçit. Titull tjetër i gazetës: “Berisha: Kriza e borxheve dhe e euros si shpata e demokleut mbi Lekun tonë”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Fletët e 8 majit. KQZ: Do të digjen. PS: Po fshihet krimi”. Tituj të tjerë: “Sadije Berisha: Si ia fitova zemrën Shkëlzenit në Suedi”; “Ben Blushi, yll pesëcepësh në kopertinën e Shqipërisë”; “Aleanca Kuq e Zi: Grisni formularin e regjistrimit”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE