English

Spahiu: Tërhiquni nga regjistrimi etnik, integrimi jo përmes Athinës

Fier, 25 shtator 2011 – Rruga për në Europë nuk duhet të kalojë nga Athina. Kjo ishte shprehja me të cilën Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu përligji thirrjen për tërheqjen e qeverisë nga regjistrimi etnik dhe fetar i popullsisë. Nënkryetari i KLD-së foli gjatë mitingut të organizuar nga Aleanca Kuq e Zi në Fier, në kuadër të maratonës së ndërmarrë për të kundërshtuar në mbarë vendin regjistrimin e popullsisë me kërkesat mbi përkatësinë etnike dhe fetare. Duke e cilësuar si një aksion të kërkuar nga qeveria greke, dhe një kusht shtesë të vënë nga Athina zyrtare për integrimin e Shqipërisë në BE, zoti Spahiu si përkrahës i Aleancës Kuq e Zi i bëri thirrje qeverisë shqiptare të tërheqë nga formulari i regjistrimit të popullsisë pikat etninë dhe fenë, ndërsa qytetarëve të grisin faqen e zezë të formularit, që ngërthen pikërisht këto dy pyetje. Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi i kërkuan qeverisë të respektojë vendimin e GJK-së duke e cilësuar atë si vulën Kuq e Zi për Censusin e popullsisë. AK apeloi që qeveria Berisha të tërhiqet nga ky regjistrim dhe të plotësojë prioritetet e Shqipërisë e jo të Greqisë. Në mitingun e radhës i emërtuar si “Maratona Kuq e Zi” merrnin pjesë qytetarë e intelektualë që i janë bashkuar nismës së aleancës për kundërshtimin e këtij projekti që shkon ndesh me interesat e kombit. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave i cilësuar si Censusi do të nisë vetëm pas gjashtë ditësh, në 1 tetor. mit/NOA

KOMENTE
  • VeritasVl15:32 - 25 Shtator 2011
    Mendimi im eshte se nuk ka ekzistuar , nuk ekziston dhe me tragjikja eshte se nuk do ekzistoje qe vetè shqiptaret te kene kapacitetin e qeverisjes ,,, jemi me te afte ta shesim Shqiperine sidomos 2 dekadat e fundit......... kuq e zinjte kane ndermarre nje hap te rendesishem dhe per kete respekt.....