English

Stefanoviç: Serbia gati të diskutojë për veriun, por jo me Kosovën

E diel, 25 shtator 2011, NOA- Kryenegociatori i Serbisë Borislav Stefanoviç, deklaron se në Bruksel priten negociata për linjat administrative në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, në Jarinjë dhe në Bërnjak, por jo me Prishtinën. Në një prononcim për mediat serbe Stefanoviç u shpreh se, “Jemi në rrugë të mirë që në Bruksel të sigurojmë negociata për linjat administrative Jarinjë dhe Bërnjak. Do të flasim për to, por jo me Prishtinën, por me përfaqësues të BE-së dhe me të SHBA-së. Për këtë po punojmë dhe në momentin që marrim konfirmimin do të njoftojmë opinionin”. Në vijim ai thekson se Serbia ende është në pritje të përgjigjes nga Brukseli për letrën që dërgoi një javë më parë për situatën në veri. a.y/NOA

Në foto: Kryenegociatori i Serbisë Borislav Stefanoviç

KOMENTE