English

Strategji e përbashkët për daljen nga kriza e borxheve

E diel, 25 shtator 2011, NOA- Në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore vendet e eurozonës u zotuan se do të bëjnë ç' është e nevojshme për ta vënë nën kontroll krizën e tyre të borxheve. Edhe pse gjendja e vendeve anëtare të FMN-së ka dallime të mëdha nga njëri vend në tjetrin, ekonomitë kombëtare të tyre janë të ndërlidhura ngushtë, thuhet në deklaratën përfundimtare të takimit në Uashington. Si rrjedhojë stabiliteti financiar dhe rritja ekonomike mund të rivendosen vetëm bashkarisht. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schauble paralajmëroi vendet industriale nga kompromiset në luftë kundër borxheve shtetërore: "Me seriozitet të madh po mbikqyret zbatimi i angazhimeve të marra si dhe i marrëveshjeve të rëndësishme." DW/NOA

KOMENTE