Tiranë 25 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Regjistrimet përfundimtare në Institucionet e Arsimit të Lartë publike, të gjithë universitetet do të kryejnë regjistrimet sipas listës së shpallur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës i thanë agjencisë NOA se “regjistrimet përfundimtare në Institucionet e Arsimit të Lartë publike, Të gjithë universitetet do të kryejnë regjistrimet sipas listës së shpallur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve”. NOA publikoi para pak ditësh fituesit e fazës së dytë të regjistrimit për IALP-të. Të gjithë fituesit për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në universitetet publike, duhet të dijnë se regjistrimet në IALP-të ku janë shpallur fitues kryhen nga dita e hënë, datë 26 shtator 2011 nga ora 08.00- 18.00 pranë sekretarive të çdo fakulteti deri edhe më 30 shtator 2011. Maturantët e shpallur fitues për herë të parë në këtë fazë konkurrimi duhet të paraqesin pranë sekretarive mësimore të fakulteteve dokumentet e mëposhtme: Diplomë e Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave. Për maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, Dëftesë Pjekurie. Në mungesë të origjinalit, vërtetim me listë notash me fotografi, ose dokument me fotografi i lëshuar nga Arkivi i Shtetit me notat përkatëse të nënshkruara nga drejtori i shkollës dhe nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale/Zyrës Arsimore) Dokument identifikimi(letërnjoftim ID, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit: 2 fotografi Mandat i arkëtuar i tarifës së regjistrimit në zyrat e Postës Shqiptare prej 1.550 lekë për llogari të universitetit ku është shpallur fitues. Maturantët që në listën përfundimtare të publikuar edhe nga NOA nuk kanë lëvizur në preferencë më të lartë, mbeten të regjistruar në programin e studimit ku janë shpallur fitues në listën paraprake, pa patur nevojën të riregjistrohen. Maturantët që në listën përfundimtare janë ngjitur në një preferencë më të lartë duhet të kryejnë veprimet e mëposhtme: Të paraqiten në fakultetin ku kanë kryer regjistrimin paraprak për të tërhequr dokumentet dhe duhet të regjistrohen në fakultetit ku janë shpallur fitues në listën përfundimtare në programin e studimit përkatës. Kjo kategori maturantësh nuk kanë nevojë të kryejnë pagesën e tarifës së regjistrimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmoi se maturantët fitues në një preferencë më të lartë duhet detyrimisht të regjistrohen në preferencën fituese të shpallur në listën përfundimtare, në të kundërt humbasin të drejtën e studimit në IALP. a.k/NOA