Shkodër, 25 shtator 2011, NOA – 55-vjeçari Lazer Jaku i përforlur si i vetëvrarë natën e shkuar në fshatin Gajtan të Komunës Guri i Zi në Shkodër është vrarë me armë gjahu nga dy persona. Por, si u mësua se vrasja e 55-vjeçarit nuk ishte aksidentale, por një krim i mirëfilltë... Policia bën me dije se ishte informuar pasditen e të shtunës për një vetëvrasje të ndodhur në vendin e rojës në një pikë guroreje. Viktima në fjalë ishte 55-vjeçari Lazer Jaku lindur e banues në fshatin “Guri i Zi” të rrethit Shkodër, i cili punonte si roje në këtë pikë gurore. Policia nisi hetimet duke zbardhur dhe dalë në përfundimin se viktima Lazer Jaku ishte vrarë me armë gjahu nga Eduard Kola dhe Renato Isufi, dhe jo vetëvrarë. Pas identifikimit të autorëve, blutë e anti-krimit në Shkodër arritën të kapnin në flagrancë mbrëmë rreth orës 23.30, 25-vjeçarin Eduard Anton Kola, lindur e banues në fshatin “Gajtan”, Komuna Guri i Zi dhe 30-vjeçarin Renato Zef Isufi, lindur e banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër. Sipas policisë dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri –tjetrin, vranë me armë gjahu, për motive të dobëta 55 vjeçarin Jaku. Gjatë kontrolleve të ushtruara në vendin e ngjarjes dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: - 1 armë zjarri Pistoletë e tipit Bareta me 1 fishek në folenë e armës - 1 armë gjahu teke, gjysmë automatike, - 1 armë gjahu teke. Pas përpilimit të dokumentacionit, dy të arrestuarit Eduard Kola dhe Renato Isufi janë vënë nën akuzë për dy veprat penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve të armëve të gjahut. mit/NOA