English

Zhvillimi Paqësor i Kinës, për herë të parë një analizë e plotë lejuar nga autoritetet

Pekin, 25 Shtator 2011, NOA - Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit në Kabinetin e Kinës, publikoi një komunikim zyrtar mbi zhvillimin paqësor të Kinës. Më poshtë është teksti i plotë i përkthyer, i cili botohet nga Agjencia e Lajmeve NOA, me miratimin e :Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit, Republika Popullore e Kinës.

Në këtë material të gjatë dhe të detajuar që gjeni më poshtë të ndarë në pesë kapituj, analizohen dhe evidentohen me radhë, rruga e Zhvillimit Paqësor të Kinës si dhe jepet një informacion i dobishëm rreth Kinës.

Materiali jep edhe përgjigje për pyetjen se çfarë synon të arrijë Kina duke ndjekur Zhvillimin Paqësor.

Po ashtu ju do të mund të gjeni informacione edhe për Politikat e Jashtme të Kinës për ndjekjen e Zhvillimit Paqësor. Kurse një kapitull i veçantë ndalet edhe në faktin se rruga e Zhvillimit Paqësor të Kinës është një zgjedhje e kërkuar nga Historia

Kurse në fund do të mund të gjeni një informacion të qartë lidhur me atë se çfarë nënkupton Zhvillimi Paqësor i Kinës për pjesën tjetër të botës

E pozicionuar në lindje, Kina, një vend me një qytetërim të lashtë dhe një popullsi prej 1,3 miliardë banorësh, po bën hapa të mëdha në përparimin e saj drejt modernizimit. Çfarë rruge zhvillimi ka zgjedhur Kina? Çfarë do t’i sjellë zhvillimi i Kinës pjesës tjetër të botës? Këto çështje janë në fokus të gjithë botës.

Në shumë raste Kina i ka deklaruar pjesës tjetër të botës se ajo ndërmerr një rrugë të zhvillimit paqësor dhe se është e angazhuar të mbështesë paqen në botë dhe të promovojë zhvillimin e përbashkët dhe prosperitetin në të gjitha vendet. Në fillimin e dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të 21-të dhe me rastin e 90-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Kineze (PKK), Kina i deklaroi, sërish në mënyrë solemne, botës se zhvillimi paqësor është një zgjedhje strategjike e bërë nga Kina për të realizuar modernizimin, për tu bërë më e fortë dhe e lulëzuar, dhe për të dhënë më shumë kontribut në prosperitetin dhe qytetërimin njerëzor. Kina do të ndjekë e palëkundur rrugën e zhvillimit paqësor.

I. Rruga e Zhvillimit Paqësor të Kinës: Rreth saj

Gjatë 5000 viteve të kaluara, njerëz nga të gjitha grupet etnike në Kinë, me zell e mençuri, kanë krijuar një qytetërim të shkëlqyer dhe ndërtuar një shtet multi-etnik të bashkuar. Qytetërimi kinez ka karakteristikën e veçantë e të qenit i duruar, gjithëpërfshirës dhe i hapur. Shteti kinez është përpjekur të mësojë nga shtetet e tjera dhe është vetë-përmirësuar në ndërveprimin me pjesën tjetër të botës në shekuj me radhë, duke dhënë një kontribut të madh në progresin e qytetërimit njerëzor.

Në mes të shekullit të 19-të fuqitë perëndimore e detyruan Kinën, me anë të luftanijeve të vogla, të hapte dyert. Trazirat e brendshme dhe agresioni i huaj gradualisht e kthyen Kinën në një shoqëri gjysmë-koloniale dhe gjysmë-feudale. Vendi u shndërrua në një vend të varfër dhe të dobët dhe njerëzit vuanin nga luftrat dhe kaosi. Duke u përballur me rrezikun e afët të nënshtrimit të vendit, një gjeneratë pas tjetrës patrotësh luftuan shumë për të gjetur një mënyrë për reformimin dhe shpëtimin e vendit. Revolucioni i vitit 1911 i dha fund sistemit të monarkisë, i cili udhëhoqi Kinën për mijëra vjet dhe frymëzoi kinezët për të luftuar për pavarësi dhe prosperitet. Megjithatë, këto përpjekje dhe luftra dështuan në ndryshimin e natyrës së Kinës si shoqëri gjysmë-koloniale dhe gjysmë-feudale dhe nuk e nxorën popullin kinez nga mjerimi. Duke u mbështetur te pritshmëria e njerëzve, PKK i drejtoi ata për të fituar luftën e lodhshme dhe në fund në vitin 1949 themeloi Republikën Popullore të Kinës. Kjo gjë shënoi realizimin e pavarësisë dhe lirisë së njerëzve dhe shpalli një epokë të re në historinë e Kinës.

gjashtë dhjetëvjeçarët e fundit dhe që nga themelimi i Kinës së re, veçanërisht që nga prezantimi i politikave të reformës dhe të hapjes në 1978, qeveria kineze ka punuar shumë për të eksploruar rrugën e modernizimit socialist, rrugë e cila përshtatet me kushtet e Kinës dhe tendencat e kohërave. Duke tejkaluar vështirësitë dhe pengesat, kinezët kanë avancuar me kohën, duke marrë eksperiencë dhe mësime nga vetë zhvillimi i Kinës si dhe nga vendet e tjera, ata kanë thelluar kuptimin e ligjeve që drejtonin zhvillimin e shoqërisë njerëzore dhe kanë promovuar vetë-përmirësimin dhe rritjen e sistemit socialist. Me përpjekje të lodhshme, kinezët kanë patur sukses në gjetjen e rrugës së zhvillimit në përputhje me realitetin e Kinës, të rrugës së socializmit me karakteristikat kineze.

E parë në një kontekst më të gjerë, global dhe historik, rruga e zhvllimit paqësor mund të përkufizohet si më poshtë: Kina duhet të vetë-zhvillohet duke mbështetur paqen në botë dhe duke kontribuar në të nëpërmjet zhvillimit të saj. Ajo duhet të arrijë zhvillimin me përpjekjet e veta dhe duke ndërmarrë reforma dhe shpikje; në të njëjtën kohë ajo duhet të hapet me botën e jashtme dhe të mësojë nga vendet e tjera. Duhet të kërkojë përfitimin e zhvillimin e përbashkët me vendet e tjera për të qenë në të njëtën vijë me tendencat e globalizimit ekonomik, si dhe duhet të punojë së bashku me vendet e tjera për të ndërtuar një botë harmonioke me paqe të qendrueshme dhe prosperitet të përbashkët. Kjo është rruga e zhvillimit shkencor, të pavarur, të hapur, paqësor, bashkëpunues dhe të përbashkët.

- Zhvillimi shkencor

Zhvillimi shkencor nënkupton respektimin dhe ndjekjen e ligjeve që qeverisin zhvillimin e ekonomisë, shoqërisë dhe natyrës, duke u fokusuar mbi zhvillimin, si dhe duke i lënë të lira e duke i zhvilluar forcat prodhuese. Kina e konsideron Perspektivën Shkencore mbi Zhvillimin si një princip të rëndësishëm në drejtimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror dhe i jep një përparësi të lartë zhvillimit në qeverisjen dhe përtëritjen e vendit nga Partia. Ajo i vendos njerëzit në vend të parë, promovon zhvillimin e përgjithshëm të balancuar dhe të përshtatshëm si dhe i merr në konsideratë të gjithë faktorët kur ndërmerr planin e përgjithshëm të balancuar. Duke i vendosur njerëzit në vend të parë, qeveria kineze gjithmonë respekton të drejtat dhe vlerat njerëzore dhe punon për të arritur plotësimin e të mirave materiale gjithnjë në rritje dhe nevojat kulturore të njerëzve, si dhe promovon prosperitetin për të gjithë. Ajo përpiqet shumë për të avancuar në zhvillimin e gjithanshëm të njeriut, për tu siguruar që zhvillimi është për njerëzit, nga njerëzit dhe me njerëzit që ndajnë frutet e tij. Duke promovuar zhvillimin e përgjithshëm të balancuar dhe të përshtatshëm, qeveria kineze promovon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik si dhe atë politik, progresin kulturor dhe shoqëror, përmirësimin ekologjik, dhe zhvillimin e koordinuar e të gjitha lidhjeve dhe aspekteve të rrugës së modernizimit. Duke bërë plane të përgjithshme të balancuara, qeveria kineze kërkon të identifikojë dhe përballë në mënyrën më të mirë marrëdhëniet kryesore në çështjen e ndërtimit të socializmit me karakteristikat kineze, si dhe të mbajë balancën midis zhvillimit urban dhe rural, zhvillimit në rajone të ndryshme, zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, njeriun dhe natyrën, zhvillimit të bredshëm dhe hapjen me botën e jashtme.

- Zhvillimi i pavarur

Si një vend popullor në zhvillim, Kina duhet të mbështetet në vetvete për ndjekjen e zhvillimit. Kina ruan pavarësinë, fokusohet në zhvillimin e brendshëm, vepron që të vetëmbahet me kushtet e saj kombëtare, kryen reforma dhe shpikje për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror nëpërmjet përpjekjeve të saj, dhe nuk i zhvendos problemet dhe vështirësitë te vendet e tjera. Në kohën e globalizimit ekonomik, Kina, mund të marrë pjesë në mënyrë më efektive në ndarjet ndërkombëtare të punës dhe mund të promovojë një bashkëveprim me përfitim të përbashkët me vendet e tjera, vetëm duke ndjekur zhvillimin e pavarur.

- Zhvillimi i hapur

Kina ka mësuar nga rruga e zhvillimit të saj se nuk mund të vetë-zhvillohet duke mbajtur të mbyllura dyert e saj. Duke patur reformat dhe hapjen me botën si politikën e saj bazë, Kina jo vetëm ndërmerr reforma të brendshme dhe hapet me botën e jashtme, por edhe ndjek zhvillimin e pavarur, merr pjesë në globalizimin ekonomik dhe trashëgon traditat e vërteta të shtetit kinez dhe mëson nga arritjen e vërteta të qytetërimeve të tjera. Ajo kombinon tregun e brendshëm dhe tregjet e huaja dhe përdor si burimet e vendit edhe ato të huaja. Kina e integron veten me pjesën tjetër të botës me një sjellje të hapur, zgjeron dhe thellon strategjinë e hapjes, dhe forcon shkëmbimet dhe bashkëveprimin me vendet e tjera. Ajo lufton për të ngritur një sistem ekonomik të hapur i cili siguron lidhje më të mira me ekonominë botërore, bashkëveprim me përfitim reciprok si dhe siguri dhe efikasitet. Kina nuk do t’i mbyllë asnjëherë dyert e saj për botën e jashtme dhe do të hapet edhe më tepër me botën.

- Zhvillimi paqësor

Kombi kinez e do paqen. Kinezët e kanë kuptuar vlerën e paqes dhe nevojën e ngutshme për zhvillim nga vuajtjet e tyre të hidhura të luftës dhe varfërisë në kohët moderne. Ata shohin se vetëm paqja mund tu lejojë atyre të jetojnë dhe punojnë në prosperitet dhe kënaqësi, dhe se vetëm zhvillimi mund tu sjellë atyre një jetesë të kënaqshme. Prandaj, qëllimi kryesor i diplomacisë kineze është të krijojë një mjedis ndërkombëtar paqësor dhe të qendrueshëm. Ndërkohë, Kina lufton për të dhënë kontributin e saj për paqen në botë dhe për zhvillimin. Ajo nuk angazhohet asnjëherë në agresione dhe ekspansione, kurrë nuk kërkon hegjemoninë dhe mbetet një forcë e palëkundur në mbështetjen e paqes rajonale dhe botërore si dhe në stabilitet.

-Zhvillimi bashkëpunues

Në marrëdhëniet ndërkombëtare ka gjithmonë konkurim dhe konflikte. Çdo vend duhet të mësojë nga anët pozitive të tjetrit për të zbutur dobësitë e tij nëpërmjet konkurimit të ndershëm, duhet të gjejë mundësi bashkëpunimi, të zgjerojë fushat e bashkëpunimit dhe të përmirësojë interesat e përbashkëta. Kina e përdor bashkëpunimin si një mënyrë për të ndjekur paqen, për të promovuar zhvillimin dhe për të zgjidhur grindjet. Ajo kërkon të vendosë dhe zhvillojë marrëdhënie bashkëpunimi të formave të ndryshme me vendet e tjera dhe të përballet efektivisht me sfidat globale në rritje duke zgjeruar në mënyrë konstante bashkëveprimin përfitues me vendet e tjera, si dhe punon me to për të zgjidhur problemet madhore që ndikojnë zhvillimin ekonomik botëror dhe mbijetesën e progresin njerëzor.

- Zhvillimi i përbashkët

Vendet po bëhen gjithnjë e më tepër të ndërvarura. Paqja në botë dhe qëndrueshmëria kanë një themel solid dhe janë të garantuara efektivisht, si dhe zhvillimi është i përballueshëm në të gjitha vendet vetëm atëherë kur realizohet zhvillimi i përbashkët i të gjitha vendeve dhe më shumë njerëz ndajnë frytet e tij. Prandaj, Kina ndjek e palëkundur një strategji të hapjes ndaj botës dhe të përfitimit të ndërsjellë. Ajo ndjek në të njëjtën kohë interesat e saj dhe interesat e përbashkëta të njerëzimit dhe punon për të siguruar që zhvillimi i saj dhe zhvillimi i vendeve të tjera të jenë të forcuara në mënyrë të ndërsjellë, që rrjedhimisht të promovohet zhvillimi i përbashkët i të gjitha vendeve. Kina sinqerisht shpreson të punojë me vendet e tjera për të arritur zhvillimin e përbashkët dhe prosperitetin.

Falë rrugës së saj të zhvillimit paqësor, Kina ka pësuar ndryshime të thella. Ajo ka patur arritje të shkëlqyera në zhvillim, ka dhënë një kontribut të madh në prosperitetin dhe qëndrueshmërinë botërore, si dhe është më shumë e lidhur me pjesën tjetër të botës.

Fuqia e përgjithshme e Kinës është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Prodhimi i saj i përgjithshëm ekonomik ka arritur në 5,88 trilion $ në vitin 2010, 16 herë më shumë se në vitin 1978, duke rritur me 9,3% totalin në botë nga 1,85 që ishte në 1978. Baza materiale për rrugën e modernizimit kinez është bërë më solide, dhe një progres i qëndrueshëm është bërë në kthimin e Kinës në një vend të industrializuar, të bazuar në informacion, të urbanizuar, të orientuar nga tregu dhe të ndërkombëtarizuar. Po ashtu çështja e zhvillimit socialist ka përparuar në të gjitha aspektet. Kinezët që dikur ushqeheshin dhe visheshin në mënyrë të pamjaftueshme, tani bëjnë një jetë të kënaqshme në përgjithsi, gjë e cila është një arritje historike. Përqindja e Kinës në të ardhurat për kapital krahasuar me mesataren botërore janë rritur nga 24,9% në vitin 2005, në 46,8% në vitin 2010. Është arritur të bëhet një transformim historik në Kinë, nga një ekonomi e planifikuar dhe krejt e centralizuar, në një ekonomi tregu dinamike socialiste. Është vendosur një sistem ekonomik në të cilin prona publike kryeson dhe prona të ndryshme ekonomike rriten krah për krah. Tregu luan një rol të rëndësishëm që është në rritje në lidhjen e burimeve dhe sistemi rregullues makro-ekonomik është përmirësuar. Po merr formë një sistem i sigurimeve shoqërore i cili mbulon si rezidentët në zonat urbane edhe ato në zonat rurale, dhe po lulëzojnë kultura, edukimi, shkenca dhe teknologjia, kujdesi për shëndetin, raportet dhe programet e tjera shoqërore.

Është arritur një transformim historik, i cili e ka kthyer Kinën nga një shtet i mbyllur apo gjysmë i mbyllur në një shtet që është i hapur përgjithësisht. Me ngritjen e zonave speciale ekonomike, me hapjen për botën e jashtme të zonave bregdetare, të rajoneve përgjatë lumenjve kryesorë, si dhe zonave kufitare apo të brendshme, me thithjen e investimeve të huaja dhe kryerjen e investimeve kineze jashtë Kinës, si dhe me hyrjen në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), Kina ka marrë një rol aktiv në globalizimin ekonomik dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal, dhe hapja e saj me botën është thelluar fuqishëm. Volumi në total i importeve dhe eksporteve në vend është rritur nga një vlerë prej 20,6 miliard $ në vitin 1978, në 2,974 trilion $ në vitin 2010. Investimet direkte të përdorura nga viti 1978 në vitin 2010 arritën vlerën 1.04838 trilion $. Kina ka lidhje biznesi dhe tregtie me 163 vende dhe rajone. Ajo ka nënshkruar 10 marrëveshje të zonave të tregtisë së lirë, marrëveshje bilaterale në investime me 129 vende, dhe ka dyfishuar marrëveshjet e shmangies së tatimit të dyfishtë me 96 vende. E gjithë kjo tregon se Kina po promovon në mënyrë aktive liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve. Për të nderuar angazhimet e saj në OBT, Kina ka ulur interesat e tarifës së saj nga 15,3% që ishte para hyrjes së saj në OBT, në 9,8 % që është aktualisht, si dhe ka hequr pjesën më të madhe të masave. Kina ka punuar për të ndërtuar një strukturë në të cilën marrëdhëniet e saj me vendet e tjera kryesore të jenë përgjithësisht të qëndrueshme dhe me përfitim të ndërsjellë dhe që të zhvillohen në mënyrë të balancuar, gjë e cila siguron që Kina dhe fqinjët e saj të ndajnë mundësitë dhe të zhvillohen së bashku. Ajo ka forcuar miqësinë tradicionale, solidaritetin dhe bashkëpunimin me vende të tjera në zhvillim. Ajo po bëhet gjithnjë e më tepër e varur me vende të tjera, po ashtu është e lidhur ngushtë me to në kuptim të interesave dhe shkëmbimet e bashkëpunimi po bëhen më të shpeshta se asnjëherë më parë.

Kina ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë botërore. Qysh nga hyrja e saj në OBT në vitin 2001, Kina ka importuar mallra me vlerë rreth 750 miliard $ çdo vit, dhe ka krijuar mbi 14 milion vende pune për vendet dhe rajonet përkatëse. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, kompanitë me financim të huaj në Kinë kanë arkëtuar një total prej 261,7 miliard $ fitime, me një rritje vjetore prej 30%. Nga viti 2000 deri në 2010, investimet vjetore jashtë vendit u rritën nga më pak se 1 miliard $ në 59 miliard$, duke rritur zhvillimin ekonomik në vendet marrëse. Në vitin 2009 kompanitë jashtë me investim nga Kina paguan taksa që shkonin deri në 10,6 miliard $ dhe punësuan 439,000 njerëz vendas. Kina ka kontribuar me mbi 10% në rritjen ekonomike botërore çdo vit në vitet e fundit. Në 1997, kur kriza financiare aziatike shkaktoi një zhvlerësim dramatik të monedhave të vendeve dhe rajoneve në Azi, Kina pati sukses në mbajtjen të qëndrueshme të përqindjes së këmbimit të monedhës RMB, duke kontribuar kështu në qëndrueshmërinë ekonomike rajonale dhe në zhvillim. Qysh nga fillimi i krizës financiare botërore në vitin 2008, Kina ka marrë pjesë aktive në përpjekjet e G20 për të ngritur një mekanizëm qeverisës ekonomik global, ajo ka promovuar reformën e sistemit financiar ndërkombëtar, është përfshirë në koordinimin makro-ekonomik politik të shumë vendeve, dhe ka marrë pjesë në skemat financiare të tregtisë ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit financiar. Ajo ka dërguar shumë misione jashtë për blerje dhe ka ndihmuar vendet në vështirësi. Kina vazhdimisht plotëson Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara, dhe është vendi i vetëm në botë që ka përgjysmuar numrin e njerëzve që jetojnë në varfëri duke e tejkaluar planin. Për më tepër, Kina u jep asistencë vendeve dhe rajoneve të tjera aq sa dhe e lejon kapaciteti i saj. Në fund të vitit 2009, Kina i ka dhënë asistencën e saj me një vlerë prej 256,3 miliard RMB 161 vendeve dhe mbi 30 organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, ajo ka ulur dhe hequr 380 borxhe të marra nga 50 vende shumë të ngarkuara me borxhe dhe të pazhvilluara, ka trajnuar 120,000 njerëz për vende të tjera në zhvillim, dhe ka dërguar 21,000 vetë personel mjekësor dhe afërsisht 10,000 mësues jashtë për të ndihmuar vendet e tjera. Kina inkurajon vendet më pak të zhvilluara të zgjerojnë eksportet e tyre me Kinën dhe ka vendosur një trajtim me tarifë zero për mbi 95% të eksporteve në Kinë nga të gjitha vendet më pak të zhvilluara që kanë marrëdhënie diplomatike me Kinën.

Kina luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në botë dhe në përballimin e sfidave globale. Kina është i vetmi vend që ka armë bërthamore i cili ka deklaruar publikisht që nuk do të jetë i pari vend që do të përdorë armët bërthamore, të përdorë apo të kërcënojë për të përdorur këto armë kundër vendeve që nuk kanë armë bërthamore apo kundër zonave pa armë bërthamore. Kina ka nisur rreth 21,000 vetë personel në 30 misione paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, numër i cili është më i larti midis anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kina merr pjesë aktivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar për anti-terrorizmin dhe kundër-shumëfishimin. Ajo jep ndihmë humanitare dhe nis skuadra shpëtuese në vende që goditen nga fatkeqësi të mëdha natyrore dhe dislokon flota detare eskortë për të luftuar piraterinë në Gjirin Aden dhe në brigjet e Somalisë. Kina është anëtare në mbi 100 organizata ndërkombëtare ndërqeveritare, pjesë e mbi 300 konventave ndërkombëtare, dhe një pjesëmarrëse aktive në ndërtimin e sistemit ndërkombëtar. Kina është vendi i parë në zhvillim që formulon dhe zbaton Programin Kombëtar të Ndryshimit të Klimës. Ajo gjithashtu është një nga vendet që ka bërë përpjekjet më të mëdha në kursimin e energjisë dhe në uljen e rrezatimit dhe e cila vitet e fundit ka bërë progresin më të shpejtë në zhvillimin e burimeve të reja dhe të përtëritshme të energjisë. Kina ka luajtur një rol konstruktiv në adresimin e problemeve në vatrat e nxehta ndërkombëtare dhe rajonale. Për shembull, ajo bën thirrje për zgjidhjen e çështjes nukleare Koreane, çështjes nukleare Iraniane dhe çështje të tjera të nxehta nëpërmjet bisedimeve paqësore, dhe ka ndihmuar në themelimin e mekanizmit të Bisedimeve të Palëve të Gjashtë në çështjen nukleare Koreane. Kina ka zgjidhur probleme të trashëguara nga historia për kufijtë me 12 fqinjë të saj tokësor. Ajo bën thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi të drejtat e interesat territoriale dhe detare me vendet fqinje nëpërmjet dialogut dhe negociatave. Për shembull, Kina ka bërë një propozim konstruktiv ‘për të pushuar mosmarrëveshjet dhe për të kërkuar një zhvillim të përbashkët’ dhe ka bërë të pamundurën për të përkrahur paqen dhe stabilitetin në Detin në Jug të Kinës, Detin në Lindje të Kinës dhe zonat përreth. Kina kërkon të promovojë zhvillim dhe prosperitet të qëndrueshëm ne rajonin Aziatiko-Paqësor duke ndjekur bashkëpunim bilateral dhe duke marrë pjesë në bashkëpunimin rajonal dhe nën-rajonal.

Qysh nga themelimi i Kinës së Re në 1949 dhe veçanërisht qysh nga fillimi i politikës së reformës dhe hapjes në 1978, zhvillimi i Kinës tregon se ajo është një anëtare e rëndësishme në komunitetin ndërkombëtar, e cila ka kontribuar me pjesën që i takon për sjelljen e një rregulli ndërkombëtar politik dhe ekonomik më të drejtë dhe të barabartë.

II. Çfarë synon të arrijë Kina duke ndjekur Zhvillimin Paqësor

Objektivi i përgjithshëm i Kinës për ndjekjen e një zhvillimi paqësor është që të promovojë zhvillimin dhe harmoninë brenda në vend dhe që të ndjekë bashkëpunimin dhe paqen jashtë vendit. Në mënyrë të specifikuar qartë, kjo do të thotë se Kina do të përpiqet ta bëjë jetën e popullit të saj më të mirë dhe për të kontribuar për progresin njerëzor nëpërmjet punës, shpikjeve dhe reformave të ndërmarra nga kinezët, duke rritur marrëdhëniet e miqësisë për një kohë të gjatë dhe duke promovuar barazi dhe bashkëpunim me përfitim të ndërsjellë me vendet e tjera. Kjo gjë është kthyer në një angazhim kombëtar i cili është një manifestim në strategjitë për zhvillim kombëtar dhe për progres të bërë në rrugën e zhvillimit të Kinës.

Arritja e modernizimit dhe prosperitetit të përbashkët për njerëzit është objektivi i përgjithshëm i rrugës së Kinës në zhvillimin paqësor. Në vazhdim të prezantimit të politikave të reformës dhe hapjes me botën në fund të viteve 1970, Kina adoptoi dhe zbatoi një strategji me tre hapa për të arritur modernizimin. Hapi i parë ishte të dyfishonte prodhimin për vitin 1980 dhe të arrinte prosperitet fillestar në fund të shekullit të 20-të. Objektivat e këtyre dy hapave janë arritur. Hapi i tretë synon ta bëjë PBB për kapital të arrijë nivelin që kanë vendet me zhvillim mesatar, të sjellë prosperitet të përgjithshëm, që do të thotë me pak fjalë të realizojë modernizimin dhe të ndërtojë një Kinë e cila të jetë një vend i pasur, i fuqishëm, demokratik, i qytetëruar, harmonik dhe socialist modern në përvjetorin e 100-të të Republikës Popullore të Kinës në mes të shekullit të 21-të. Objektivi kryesor i kësaj strategjie me tre hapa për zhvillimin është që të përmirësojë jetën materiale dhe kulturore të njerëzve, dhe që t’i pasurojë ata, si dhe ta bëjë vendin më të fuqishëm. Ndërkohë, me rritjen e përgjithshme të fuqisë Kina do të mbajë përsipër përgjegjësitë dhe detyrimet ndërkombëtare.

Objektivi afat-mesëm dhe afat-gjatë i rrugës së Kinës për zhvillimin paqësor është të ndërtojë një shoqëri me një prosperitet të nivelit të lartë në mënyrë të gjithanshme, nga i cili do të përfitojnë rreth 1 miliardë kinezë. Në vitin 2020, Kina do të ketë ndërtuar një shoqëri me një prosperitet fillestar të nivelit të lartë në mënyrë të gjithanshme, nga i cili do të përfitojnë mbi 1 miliardë kinezë. Kjo gjë do ta shndërrojë Kinën në një vend i cili ka kryesisht një industrializim të arritur, që ka rritur në mënyrë të konsiderueshme fuqinë e saj të përgjithshme kombëtare dhe ka marrë drejtimin e botës në kuptimin e madhësisë totale të tregut të brendshëm. Standardi i përgjithshëm dhe cilësia e jetesës për kinezët do të rritet dhe mjedisi natyror i vendit do të mbrohet. Kinezët do të gëzojnë të drejta të plota demokratike, do të jenë më të mirë-arsimuar dhe do të kenë nivel të lartë shpirtëror. Sistemi shoqëror i Kinës dhe institucionet do të përmirësohen edhe më tepër, shoqëria kineze do të jetë më dinamike, e qëndrueshme dhe e bashkuar, dhe Kina do të jetë një vend më i hapur dhe më i angazhuar dhe do të kontribuojë më shumë në qytetërimin njerëzor.

Objektivi më i afërt dhe afat-mesëm i rrugës së Kinës për zhvillimin paqësor është të zbatojë Planin e 12-të 5-vjeçar të zhvillimit. Vija kryesore e Planit të 12-të 5-vjeçar për Zhvillimin Kombëtar Ekonomik dhe Shoqëror të Republikës Popullore të Kinës (2011-2015) paraqiste parimet udhëzuese, objektivat dhe detyrat kryesore të kësaj periudhe për ndërtimin e një shoqërie me një prosperitet fillestar të nivelit të lartë në mënyrë të gjithanshme. Në 5 vitet e ardhshme, Kina do të fokusohet mbi zhvillimin shkencor dhe do të shpejtojë lëvizjen e modelit të rritjes në ndjekjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe do të bëjë përpjekje për të arritur objektivat e mëposhtme: sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të shpejtë të ekonomisë, arritjen e një progresi të madh në ndërmarrjen e rregullit strategjik për ekonominë, përmirësimin e konsiderueshëm në shkencë, teknologji dhe edukim, arritjen e një progresi të madh në kursimin në burime dhe mbrojtjen e mjedisit, në vazhdimin e përpjekjeve për përmirësimin e jetesës së njerëzve, shtimin e shërbimeve sociale dhe thellimin e mëtejshëm të reformave dhe hapjes me botën e jashtme. Nëpërmjet përpjekjeve të bashkërenduara të popullit kinez, ne do të bëjmë një progres të madh në lëvizjen e modelit të rritjes, në përmirësimin e qartë të fuqizimit të përgjithshëm të Kinës, konkurrencës ndërkombëtare dhe aftësisë për të shmangur rreziqet dhe për të konsoliduar themelin për ndërtimin e një shoqërie me prosperitet fillestar në mënyrë të gjithanshme. Ndërkohë, Kina do të drejtojë plot energji shkëmbimet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, dhe do të zgjerojë dhe thellojë interesat e përbashkëta me të gjitha vendet për të promovuar zhvillimin e përbashkët.

Strategjia e zhvillimit paqësor të Kinës konsiston në sigurimin e nevojave bazë të jetesës së njerëzve për ndërtimin e një shoqërie me prosperitet fillestar e më pas për arritjen e niveleve të vendeve me zhvillimin mesatar. Për të arritur këto objektiva, Kina do të bëjë përpjekjet e mëposhtme:

--Shpejtimi i lëvizjes së modelit të rritjes

Një prioritet parësor do të ketë rregullimi i sektorëve ekonomikë. Kërkesa e brendshme, veçanërisht kërkesa e konsumatorit do të stimulohet duke rritur konsumin individual nëpërmjet kanaleve të shumëfishta dhe duke rregulluar dhe përmirësuar përzierjen e investimit të brendshëm. Industrializimi, urbanizimi dhe modernizimi në bujqësi do të promovohet në të njëjtën kohë në mënyrë që rritja ekonomike do të drejtohet nga forcat e kombinuara të konsumit, nga investimet dhe eksportet në vend të investimeve dhe eksporteve në mënyrë individuale. Rritja ekonomike e Kinës do të drejtohet nga forcat e kombinuara të sektorëve parësorë, dytësorë dhe tretësorë dhe jo vetëm të sektorit dytësor. Do të drejtohen gjithashtu nga progresi i kërkesë-ofertës, cilësi më e mirë e forcës punëtore dhe inovacion menaxherial në vend të rritjes së konsumit material dhe burimor. Për më tepër, ne po ndërmarrim strategjitë e shpejtimit të zhvillimit nëpërmjet zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë, dhe nëpërmjet rritjes së njerëzve me aftësi për të kthyer Kinën në një vend të risive. Ne duhet të jemi të hapur për ide të reja dhe duhet të jemi plot risi në përmirësimin e institucioneve, të mësojmë nga teknologjia e avancuar dhe ekspertiza në menaxhim e vendeve të tjera, si dhe duhet të përmirësojmë qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e rritjes së ekonomisë.

Ne do të bëjmë më shumë përpjekje për të hequr ngushtimet e mundshme në burime dhe mjedis të cilat ndalojnë zhvillimin. Ne do të adoptojmë një metodë të zhvillimit të një mjedisi të gjelbër dhe me pak karbon me theksin në kursimet në energji dhe uljet në rrezatim, si dhe do të shpejtojmë hapat në formimin e metodave të prodhimit dhe konsumit për kursimin e energjisë dhe ekosistemit miqësor. Ne do të ndërtojmë një ekonomi qarkulluese, do të përmirësojmë cilësinë mjedisore, do të ndërtojmë industri energjetike të sigurta, te qëndrueshme, efikase, të pastra dhe moderne, do të shtojmë furnizimin me lëndë të parë, do të promovojmë zhvillimin harmonik midis njerëzve dhe natyrës. Ne do të eksplorojmë një rrugë të re drejt industrializimit e bazuar kjo në shkencë dhe teknologji me fitime të larta ekonomike, konsum të ulët të lëndës së parë, më pak ndotje, dhe një përdorim të plotë të burimeve njerëzore.. rritje e gjithanshme, e koordinuar dhe e qëndrueshme do të krijojmë një hapësirë të madhe për rritjen e ekonomisë botërore.

-Shfrytëzimi i mëtejshëm i burimeve të brendshme të Kinës dhe të pikave të forta të tregut të saj

Për të ndjekur një zhvillimi të përballueshëm Kina mund të mbështetet kryesisht te vetvetja në burimet e saj të bollshme njerëzore dhe materiale si dhe në një sistem industrial të plotësuar siç duhet. Është parashikuar që nga viti 2015 numri i personelit të aftë do të arrijë në 156 milion në Kinë, 15% e forcës së punës do të ketë arsim të lartë, dhe shkalla e kontributit në rritjen e ekonomisë nga njerëzit e aftë do të shkojë në 32%. Kjo gjë do të sigurojë një furnizim të bollshëm të forcës së punës me cilësi për të arritur zhvillimin ekonomik të Kinës. Kina renditet midis të parave në botë në kuptim të depozitave në lëndë të parë minerale dhe tokë bujqësore dhe është në parim e vetë-mjaftueshme për furnizimin me drithëra. Edhe pse aksionet për kapital të burimeve në Kina janë të ulëta, ne mund ta minimizojmë varësinë në burime falë zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kinës duke i dhënë një pozicion të plotë rolit të tregut të shpërndarjes dhe progresit të burimeve në kërkesë-ofertë. Kina do t’i përdorë të gjitha pikat e forta e industrive të saj të lëndëve të para, prodhimin e pajisjeve dhe prodhimin e mallrave për konsum për të arritur të plotësojë kërkesat e konsumit të kinezëve dhe për të siguruar mallra dhe shërbime me cilësi më të mirë për tregun ndërkombëtar.

Numri i popullsisë së Kinës dhe prodhimi i saj i përgjithshëm ekonomik nënkuptojnë një potencial shumë të madh për kërkesën e brendshme. Me rritjen e vazhdueshme të të ardhurave për kapital, me rritjen e qëndrueshme të investimeve të brendshme dhe me progresin e mëtejshëm në zbatimin e strategjisë për zhvillim rajonal, Kina do të shohë emergjencën e rritjes së makinerive dhe tregu i saj do të zgjerohet më tej. Në pesë vitet e ardhshme, struktura e konsumit të Kinës do të përmirësohet më tej dhe potenciali i konsumit individual do të lehtësohet më tej. Madhësia e tregut të brendshëm në Kinë do të jetë një nga më të mëdhenjtë në botë, dhe volumi i mbledhur i importit pritet të jetë 8 miliard $. Kjo gjë do të krijojë më tepër mundësi biznesi për vendet e tjera.

--Shpejtimi i hapave në ndërtimin e një shoqërie harmonike

Kina do të shpejtojë hapat për ndërtimin e një shoqërie harmonike duke vënë theksin në përmirësimin e jetës së njerëzve, rrjedhimisht në fuqizimin e themelit për arritjen e një harmonie sociale. Kjo gjë do të shpejtojë reformën në sistemet shoqërore, do të përmirësojë shërbimet publike bazë, do të zhvillojë mekanizma të reja për menaxhim shoqëror dhe do ta kthejë një menaxhim të tillë në më efektiv, si dhe do të përmirësojë shpërndarjen e të ardhurave dhe sistemin shoqëror të sigurimit. Objektivi ynë është të sigurohet se të gjithë njerëzit të kenë të drejtën e arsimit, punësimit dhe pagesës, të kenë shërbime mjekësore dhe për moshat e vjetra, strehim, në mënyrë që të gjithë të ndajnë përgjegjshmërinë e krijimit të një shoqërie harmonike, të gëzojnë jetën dhe përfitimin e plotë të zhvillimit në një shoqëri të tillë.

Ne do të forcojmë ndërtimin e demokracisë socialiste, do të avancojmë aktivisht dhe qendrueshmërisht reformën strukturore politike, do të zhvillojmë demokracinë socialiste dhe do ta kthejmë Kinën në një vend socialist nën rregullin e ligjit dhe do të sigurojmë që njerëzit të kontrollojnë fatin e tyre. Ne do të vazhdojmë të kemi zgjedhje demokratike, vendim-marrje, qeverisje dhe supervizim në akord me ligjin, do të mbështesim të drejtat e njerëzve për të patur hyrje në informacion, për të marrë pjesë në qeverisje, për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe për të mbikëqyrur qeverinë, dhe ne do të zgjerojmë pjesëmarrjen e publikut të thjeshtë në procesin politik. Ne do të vazhdojmë të trajtojmë të gjitha grupet etnike si të barabarta dhe do të praktikojmë sistemin e autonomisë rajonale të minoriteteve etnike, do të mbrojmë lirinë e njerëzve për besim fetar sipas ligjit, dhe do të respektojmë plotësisht dhe mbështesim të drejtat bazë njerëzore dhe të drejta të tjera të ligjshme dhe interesat e qytetarëve.

-Zbatimi i strategjisë së hapjes me botën me përfitim të përbashkët

Kina do të vazhdojë të ndjekë politikën bazë të shtetit për hapjen me botën e jashtme dhe strategjinë e hapjes me përfitim të përbashkët. Duke përdorur plotësisht të gjitha kushtet e favorshme të krijuara nga globalizimi ekonomik dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal në vazhdim të rrugës së hapjes, ne do të përparojmë nga fokusimi në eksport dhe interesi në thithjen e investimeve të huaja drejt vënies së theksit të barabartë në import dhe eksport dhe në thithjen e investimeve të huaja dhe në kryerjen e investimeve jashtë vendit. Ne do të eksplorojmë vazhdimisht rrugë të reja të hapjes dhe të përmirësimit të sistemit ekonomik dhe do ta bëjmë ekonominë e hapur të funksionojë më mirë në mënyrë që të promovohet zhvillimi i Kinës, reforma dhe inovacioni nëpërmjet hapjes.

Ne do të shpejtojmë mënyrën e drejtimit të tregtisë së jashtme dhe do të vazhdojmë të marrim pjesë aktivisht në ndarjen ndërkombëtare të punës. Ne do të përparojmë nga fokusimi, vetëm në rritjen e volumit të tregtisë, në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit në tregti dhe do të rrisim konkurrencën e gjithanshme të tregtisë së jashtme të Kinës në vend të mbështetjes në prodhimin me kosto të ulët. Ne do të bëjmë përpjekje të mëdha për të promovuar tregtinë e shërbimit, për të rritur importet, dhe për të sjellë një balancim bazë në tregtinë ndërkombëtare. Ne jemi kundër proteksionizmit të tregtisë dhe trajtojmë në mënyrë të arsyeshme mosmarrëveshjet në tregtinë ndërkombëtare.

Ne do të mirëpërdorim investimet e huaja duke përmirësuar vazhdimisht strukturën e investimeve, duke ndryshuar mënyrat e investimit dhe duke zgjeruar kanalet e investimit. Gjithashtu do të përshpejtojmë prezantimin e burimeve intelektuale, njerëzve të talentuar dhe teknologjive të reja, dhe do të inkurajojmë investimet e huaja në zona dhe rajone kryesore. Ne do të mbrojmë të drejtat ligjore dhe interesat e kompanive të huaja në Kinë, do të adoptojmë një qëndrim të hapur kundrejt kapitalit të huaj dhe teknologjive të përparuara, dhe do të krijojmë një mjedis të drejtë dhe të rregullt investimesh. Ne do të vazhdojmë të zbatojmë strategjinë kombëtare për të drejtën e pronës intelektuale dhe do të vëmë theksin mbi aftësinë e të krijuarit, vënies në punë, mbrojtjes dhe të menaxhimit të pronës intelektuale.

Ne do t’i japim një rëndësi të madhe investimeve jashtë vendit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. I inkurajojmë kompanitë e çdo lloji të bëjnë investime jashtë si dhe të angazhohen në operacione bashkëpunuese në mënyrë të rregullt, të bëjnë investime të lidhura midis kërkesë-nevojës dhe të ndërmarrin projekte të kontraktuara jashtë e të sigurojnë shërbime pune. Po ashtu, ne do të zgjerojmë bashkëpunimin ndërkombëtar në bujqësi dhe do të thellojmë bashkëpunimin me përfitim të përbashkët me vende të tjera në kuadër të zhvillimit të energjisë dhe burimeve të tjera. Do të ndërmarrim më shumë projekte bashkëpunimi në vendet pritëse, projekte të cilat përmirësojnë jetën e njerëzve të lokalitetit dhe shtojnë aftësitë për vetë-zhvillim të vendeve pritëse. Nga kompanitë kineze kërkohet që të respektojnë rajonet lokale dhe zakonet, të shikojnë ligjet lokale, të ndërmarrin përgjegjësi dhe detyrime sociale në lidhje me vendin dhe të promovojnë zhvillimin e vendeve pritëse. Ne do të përmirësojmë dhe do të zhvillojmë mënyra të reja për të siguruar ndihmë në mënyrë që kjo ndihmë të jetë më efektive.

Ne do të vazhdojmë të hapim tregun dhe sektorët financiare të Kinës sipas rregullave. Do të ndërtojmë një sistem financiar i cili siguron shërbime efektive dhe i mban nën kontroll rreziqet e mundshme. Do të përmirësojmë sistemin e menaxhuar dhe lëvizës të interesave të shkëmbimit valutor i bazuar në ofertën dhe kërkesën e tregut, dhe do të bëjmë që monedha RMB të jetë e këmbyeshme nën llogarinë kapitale në një proces me faza. Këto masa jo vetëm do të lehtësojnë tregtinë e jashtme dhe bashkëpunimin në investime me Kinën, por edhe do të krijojnë kushte më të mira për mbajtjen e qëndrueshmërisë në monedhat ndërkombëtare dhe tregun financiar dhe në promovimin e zhvillimit të duhur të globalizimit ekonomik.

-Krijimi i një mjedisi ndërkombëtar paqësor dhe kushteve të jashtme të favorshme

Kina do të vazhdojë të promovojë marrëdhëniet miqësore me vendet e tjera mbi bazën e Pesë Parimeve të Bashkë-ekzistencës Paqësore. Ne do të shtojmë dialogun strategjik me vendet e zhvilluara për të promovuar besimin strategjik të përbashkët, do të thellojmë bashkëpunimin me përfitim të përbashkët, do të përballemi në mënyrën më të mirë me ndryshimet, do të eksplorojmë mënyra për të vendosur dhe zhvilluar një lloj të re marrëdhënieje midis vendeve kryesore dhe për të promovuar rritjen afat-gjatë, të qëndrueshme dhe të plotë të marrëdhënieve të Kinës me këto vende. Ne do të vazhdojmë të mbajmë politikën e zhvillimit të marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe t’i trajtojmë fqinjët tanë si partnerë e të rrisim miqësinë dhe bashkëpunimin si me vendet fqinje edhe me vendet e tjera Aziatike. Ne do të zgjerojmë bashkëpunimet bilaterale dhe rajonale dhe që së bashku të krijojmë një mjedis rajonal paqësor, të qëndrueshëm, të barabartë, me besim reciprok, bashkëpunim dhe përfitim të përbashkët. Ne do të rrisim bashkimin me vende të tjera në zhvillim, do të thellojmë miqësinë tradicionale, do të zgjerojmë bashkëpunimin me përfitim të përbashkët, të ndihmojmë sinqerisht vendet e tjera në zhvillim që ato të kenë një zhvillim të pavarur duke dhënë ndihmën tonë dhe duke bërë investime dhe duke përkrahur të drejtat e tyre ligjore dhe interesat po ashtu edhe interesat e tyre të përbashkëta. Ne do të angazhohemi aktivisht në përballjen me çështje multilaterale dhe në adresimin e çështjeve globale, do të ndërmarrim detyrimet tona ndërkombëtare dhe do të luajmë një rol konstruktiv në kthimin e rregullit politik dhe ekonomik ndërkombëtar në një rregull më të drejtë dhe më të paanshëm. Ne do të vazhdojmë të bëjmë shkëmbime dhe bashkëpunime me parlamentet, partitë, autoritetet lokale dhe OJQ-të e vendeve të tjera, do të zgjerojmë shkëmbimet mes njerëzve dhe ato kulturore për të rritur botëkuptimin dhe miqësinë midis kinezëve dhe njerëzve të vendeve të tjera.

Kina është e angazhuar të ndjekë një politikë mbrojtëse e cila është e justifikueshme në natyrë. Ajo ka një territor dhe zona detare të mëdha, me një vijë kufitare që shkon mbi 22,000 km dhe një vijë bregdetare që shkon mbi 18,000 km. Kina përballet me sfida të shumta tradicionale dhe jo-tradicionale për sigurinë si dhe rrezikun e separatizmit dhe terrorizmit. Prandaj është e nevojshme dhe e justifikuar për të modernizuar aftësitë mbrojtëse të Kinës në mënyrë që të përkrahim sigurinë e Kinës dhe të mbrojmë zhvillimin paqësor të saj. Qëllimi themelor i modernizimit të forcave të armatosura kineze është që të mbrojmë sovranitetin e Kinës, sigurinë, integritetin territorial dhe interesat e zhvillimit kombëtar. Shpenzimet e Kinës për mbrojtjen janë të duhura dhe të moderuara dhe janë për plotësimin e nevojave për mbrojtjen e sigurisë së saj. Kina nuk do angazhohet në garën e armëve me ndonjë vend tjetër, si dhe nuk përbën një rrezik ushtarak për ndonjë vend tjetër. Ajo ndjek parimin e mos-sulmimit të të tjerëve vetëm në rastin kur ajo sulmohet, dhe gjithashtu është e angazhuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe çështjeve të nxehta me anë të mjeteve paqësore. Kina ndërmerr aktivisht shkëmbime ndërkombëtare ushtarake, promovon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal për sigurinë si dhe kundërshton terrorizmin në të gjitha format.

III. Politikat e Jashtme të Kinës për ndjekjen e Zhvillimit Paqësor

Si një anëtare e komunitetit ndërkombëtar, Kina shpreson shumë për botën në të ardhmen, dhe adopton mendimin e mëposhtëm mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat e jashtme të cilat janë konform zhvillimit paqësor.

-Promovimi i ndërtimit të një bote harmonike

Politika e jashtme e Kinës ka për qëllim të mbështesë paqen në botë dhe të promovojë zhvillimin e përbashkët. Kina mbron mendimin e ndërtimit të një bote harmonike me një paqe të qëndrueshme, prosperitet të përbashkët dhe punon me vendet e tjera për të arritur këtë objektiv. Ky është një objektiv afat-gjatë dhe një detyrë aktuale. Për të ndërtuar një botë harmonike, ne duhet të bëjmë përpjekjet e mëposhtme:

Në aspektin politik, vendet duhet të respektojnë njëra-tjetrën dhe ta trajtojnë njëra-tjetrën si të barabarta, si dhe të punojnë së bashku për të promovuar demokracinë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Të gjitha vendet në botë, të mëdha apo të vogla qofshin ato, të fuqishme apo jo, të pasura apo të varfra, janë anëtare të barabarta të komunitetit ndërkombëtar dhe duhet të marrin respektin e duhur të komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu, vendet duhet të mbrojnë rolin thelbësor të Kombeve të Bashkuara në përballjen me çështjet globale, të përkrahin qëllimet dhe parimet e Aktit Themelues të Kombeve të Bashkuara, të pajtohen me ligjin ndërkombëtar dhe me parimet në përgjithësi të pranuara që drejtojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, të promovojnë demokracinë, harmoninë, koordinimin dhe shpirtin fitues për të gjitha palët në marrëdhëniet ndërkombëtare. Punët e brendshme të një vendi duhet të vendosen nga vetë njerëzit e këtij vendi, punët ndërkombëtare duhet të vendosen nga të gjitha vendet nëpërmjet konsultimit të barabartë, dhe duhet të respektohet dhe përkrahet e drejta e çdo vendi për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në punët ndërkombëtare.

Në aspektin ekonomik, vendet duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, të mësojnë nga pikat e forta të njëra-tjetrës dhe ta bëjnë globalizimin ekonomik në proçes të balancuar dhe fitues për të gjitha palët dhe me përfitim për të gjithë. Gjithashtu vendet duhet të kërkojnë të vendosin një sistem tregtar ndërkombëtar multilateral, i cili është i drejtë, i hapur, i përshtatshëm dhe jo-diskriminues në mënyrë që përfitimi i globalizimit ekonomik të mbulojë të gjitha vendet. Të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të plotësuar Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara dhe të mundësojnë që të gjithë të gëzojnë nga përfitimi i zhvillimit të shekullit të 21-të.

Në aspektin kulturor, vendet duhet të mësojnë nga pikat e forta të njëra-tjetrës, të kërkojnë një gjuhë të përbashkët për të lënë mënjanë diferencat, të respektojnë diversitetin e botës dhe të promovojnë progresin e qytetërimit njerëzor. Dialogjet dhe shkëmbimet midis qytetërimeve duhet të inkurajohen në mënyrën që të mënjanohen paragjykimet ideologjike dhe mosbesmi, dhe që ta bëjnë shoqërinë njerëzore më harmonike dhe botën plot ngjyra.

Në aspektin e sigurisë, vendet duhet të besojnë te njëra-tjetra dhe të forcojnë bashkëpunimin, të zgjidhin diskutimet dhe konfliktet paqësisht dhe jo duke shkuar në luftë, dhe të mbrojnë së bashku paqen dhe qëndrueshmërinë në botë. Duhet të bëhen konsultime dhe dialogje për të shtuar besimin reciprok, për të rralluar diferencat dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Duhet të mënjanohet përdorimi apo kërcënimi i përdorimit të forcave ushtarake.

Në aspektin e mjedisit, të gjitha vendet duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën dhe të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të mbrojtur shtëpinë tonë të vetme - Tokën. Vendet duhet të zhvillojnë metoda të reja zhvillimi, të ndjekin rrugën e zhvillimit të përmbajtur dhe të promovojnë zhvillimin harmonik të njerëzimit dhe natyrës. Ne duhet të ndjekim parimin e përgjegjësive të përbashkëta por të ndara, dhe të shtojmë bashkëpunimin ndërkombëtar në mbrojtjen mjedisore dhe në adresimin e ndryshimit të klimës.

-Ndjekja e një politike të jashtme të pavarur të paqes

Populli kinez aderon në sistemin social dhe në rrugën e zhvillimit të zgjedhur nga ai vetë dhe nuk do të lejojë asnjë forcë të jashtme të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës. Kina promovon marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunuese me të gjitha vendet duke u bazuar në Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore. Ajo nuk bën aleanca me asnjë vend apo grup vendesh, por as nuk e përdor sistemin apo ideologjinë shoqërore si një njësi matëse për të përcaktuar se çfarë lloj marrëdhëniesh ajo duhet të ketë me vendet e tjera. Kina respekton të drejtën e njerëzve të vendeve të tjera për të zgjedhur në mënyrë të pavarur sistemin e tyre shoqëror dhe rrugën e zhvillimit, dhe nuk ndërhyn në punën e brendshme të vendeve të tjera. Ajo është kundër praktikave të të madhit që tiranizon të voglin dhe të fortit që mbyt të dobëtin, dhe kundër hegjemonisë dhe politikës së fuqisë. Ajo bën thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve nëpërmjet bisedimeve dhe konsultimeve dhe duke kërkuar një gjuhë të përbashkët për të lënë mënjanë diferencat. Ajo nuk e imponon dëshirën e saj tek të tjerët dhe vepron në interesat themelore të kinezëve dhe në interesat e përbashkëta të popujve në gjithë botën. Kina e bazon vendimin e saj në një çështje të veçantë sipas natyrës së saj. Duke përkrahur drejtësinë Kina luan një rol aktiv dhe konstruktiv në çështjet ndërkombëtare.

Kina është e vendosur të mbrojë interesat e saj jetike të cilat përfshijnë si më poshtë: sovraniteti i shtetit, siguria kombëtare, integriteti territorial dhe ribashkimi territorial kombëtar, sistemi politik kinez i vendosur nga Kushtetuta dhe qëndrueshmëria shoqërore e gjithanshme, si dhe mbrojtja bazë për sigurimin e një zhvillimi ekonomik dhe shoqëror të përmbajtshëm.

Kina i respekton plotësisht të drejtat ligjore të vendeve të tjera për të mbrojtur interesat e tyre. Gjatë zhvillimit të vetvetes, ajo merr plotësisht në konsideratë shqetësimet ligjore dhe interesat të vendeve të tjera dhe asnjëherë nuk fiton në kurriz të të tjerëve apo i transmeton problemet e saj te të tjerët.

Kina i bashkon interesat e saj me interesat e përbashkëta të njerëzve në botë dhe kërkon të zgjerojnë interesat e përbashkëta të të gjitha palëve. Ajo punon për të themeluar dhe zgjeruar komunitete të interesave të përbashkëta në fusha dhe nivele të ndryshme me vende dhe rajone të tjera. Kina është e angazhuar për të promovuar interesat e përbashkëta të të gjithë njerëzimit dhe për të sjellë te çdokush përfitimin e qytetërimit njerëzor.

-Promovimi i mendimit të ri mbi sigurinë ku spikat besimi dhe përfitimi reciprok, barazia dhe koordinimi

Kina përkrah mendimin e ri mbi sigurinë ku spikat besimi dhe përfitimi reciprok, barazia dhe koordinimi, si dhe ndjekja e sigurisë së përgjithshme, sigurinë e përbashkët dhe bashkëpunuese.

Në aspektin e sigurisë së përgjithshme, çështja e sigurisë ka dimensione të reja pasi kërcënime të sigurisë tradicionale dhe jo-tradicionale janë bërë të ndërthurura me kushtet e reja historike. Komuniteti ndërkombëtar duhet të vlerësojë nevojën e sigurimit të sigurisë së përgjithshme dhe të adoptimit të masave të përgjithshme për të adresuar kërcënime të sigurisë dhe shkaqet e tyre fillestare, dhe vendet në të gjithë botën duhet të punojnë së bashku për tu përgjigjur ndaj sfidave të ndryshme për sigurinë.

Në lidhje me sigurinë e përbashkët, të gjitha vendet ndajnë një pjesë në erën e globalizimit ekonomik. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta rrisë vëmendjen për siguri të përbashkët. Vendet duhet të mbrojnë sigurinë e tyre, ndërkohë që respektojnë shqetësimet e të tjerëve për sigurinë. Ato duhet të heqin dorë nga mentaliteti dhe përballja e Luftës së Ftohtë midis aleancave të ndryshme, të përkrahin sigurinë e përbashkët nëpërmjet bashkëpunimit multilateral dhe të punojnë së bashku për të parandaluar konfliktet dhe luftërat. Është e rëndësishme t’i jepet një rol i plotë Kombeve të Bashkuara për mbajtjen e paqes në botë dhe sigurisë dhe për të vendosur një mekanizëm të drejtë dhe efikas për përkrahjen e sigurisë e përbashkët

Në lidhje me sigurinë bashkëpunuese, lufta dhe përballja do të çonte vetëm në një cikël vicioz dhune që sjell dhunën, ndërkohë që dialogu dhe negocimi janë e vetmja rrugë efikase dhe e besueshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Vendet duhet të kërkojnë paqen, mbrojtjen e sigurisë, të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të promovojnë harmoninë nëpërmjet bashkëpunimit, dhe të kundërshtojnë përdorimin apo kërcënimin e përdorimit të forcave ushtarake kundër njëri-tjetrit.

-Mbajtja aktive e përgjegjësive ndërkombëtare

Për Kinën, vendin në zhvillim me popullsi më të madhe, plotësimi më i rëndësishëm i përgjegjësive ndërkombëtare është të bëjë mirë punën e vet. Si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, Kina i bindet ligjit ndërkombëtar dhe parime të njohura përgjithësisht që qeverisin marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe i përmbush me padurim përgjegjësitë e saj ndërkombëtare. Kina ka marrë pjesë aktivisht në reformimin e sistemit ndërkombëtar, në formulimin e rregullave ndërkombëtare dhe në adresimin e çështjeve globale. Ajo mbështet zhvillimin e vendeve të tjera në zhvillim, dhe punon për të mbrojtur paqen në botë dhe qëndrueshmërinë. Meqenëse vendet kanë kushte kombëtare të ndryshme dhe janë në stade të ndryshme të zhvillimit, ato duhet të përputhin përgjegjësitë me të drejtat në akord me fuqinë e tyre kombëtare. Ato duhet të luajnë një rol konstruktiv duke përmbushur përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare në akord me aftësinë e tyre dhe në bazë të rreshtimit të interesave të tyre me interesat e përbashkëta të njerëzimit. Për pjesën e saj, Kina do të marrë më shumë përgjegjësi ndërkombëtare me rritjen e fuqisë së saj të përgjithshme.

-Promovimi i bashkëpunimit rajonal dhe i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë

Kina i shton aktivisht bashkëpunimet miqësore me fqinjët e saj dhe punon me to për të promovuar një Azi harmonike. Kina bën thirrje te vendet e rajonit për të respektuar njëra-tjetrën, për të rritur besimin reciprok, për të kërkuar gjuhën e përbashkët në lënien mënjanë të diferencave, për të mbrojtur paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale, dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet ku përfshihen edhe ato mbi pretendimet territoriale dhe të drejtat detare dhe interesat nëpërmjet dialogut dhe negociatave miqësore. Vendet duhet të rrisin bashkëpunimin në tregti me përfitim reciprok, të promovojnë integrimin ekonomik rajonal, të përmirësojnë mekanizmat aktuale të bashkëpunimit rajonal dhe nën-rajonal, të jenë të hapur ndaj propozimeve të tjera për bashkëpunim rajonal, dhe të mirëpresin vendet që janë jashtë rajonit për të luajtur një rok konstruktiv në promovimin e paqes rajonale dhe zhvillimit. Kina as nuk kërkon hegjemoni rajonale apo sfera influence dhe as nuk dëshiron të përjashtojë ndonjë vend nga pjesëmarrja në bashkëpunimin rajonal. Prosperiteti i Kinës, zhvillimi dhe stabiliteti afat-gjatë përfaqësojnë një mundësi dhe jo një kërcënim për fqinjët e saj. Kina do të mbështesë shpirtin e Azisë për të qëndruar e fortë mbi këmbët e veta, duke qenë guximtare për gjëra të reja, duke qenë e hapur dhe përfshirëse dhe duke ndarë lumturi dhe fatkeqësi. Ajo do të vazhdojë të mbetet një fqinj i mirë, një mike, një partnere për vendet e tjera aziatike.

IV. Rruga e Zhvillimit Paqësor të Kinës është një zgjedhje e kërkuar nga Historia

Duke ndjekur rrugën e zhvillimit paqësor është një zgjedhje strategjike e bërë nga qeveria kineze dhe njerëzit për të mbajtur traditën e mirë të kulturës kineze, tendencën e zhvillimit të kohërave dhe interesat themelore të Kinës, dhe është gjithashtu një zgjedhje për të cilën zhvillimi i Kinës bën thirrje që:

--Zhvillimi paqësor çon përpara traditën historike dhe kulturore kineze.

Qysh në lashtësi në kulturën kineze besohej se bota ishte një gjithësi harmonike. Ky besim ka një impakt të përhershëm në mendimin dhe veprimet e kombit kinez, gjë e cila është një vlerë e rëndësishme që kinezët e ndjekin për të zgjidhur marrëdhëniet ndërpersonale, në marrëdhënien e njeriut me natyrën dhe në lidhjet midis vendeve të ndryshme.

Kinezët gjithmonë kanë ushqyer idenë e pikëpamjes së një bote ‘të bashkuar pa uniformitet’, ‘me harmoni midis njerëzve dhe natyrës’, dhe se ‘harmonia është e paçmueshme’. Ky besim kërkon për lidhjen e një familjeje harmonike, e harmonisë në fqinjësi dhe të marrëdhënieve të mira ndërpersonale. Nën ndikimin e kulturës së harmonisë, dëshira për paqe ka qenë thellësisht e ingranuar në karakterin kinez. Për shembull, Rruga e Mëndafshit, e njohur botërisht, ishte rruga e tregtisë, e shkëmbimit kulturor dhe paqes, e cila dëshmon për ndjekjen e miqësisë dhe bashkëpunimit me përfitim të përbashkët të kinezëve në kohët e lashta me njerëzit e tjerë. Lundërtari Zheng, i Dinastisë së famshme Ming ka bërë shtatë udhëtime në detet perëndimore, duke vizituar 30 shtete dhe rajone midis Azisë dhe Afrikës. Në këto udhëtime ai mori me vete edhe ajkën e kulturës dhe teknologjisë kineze si dhe mesazhin e paqes dhe miqësisë.

I mbrujtur me besimin se një njeri duhet të jetë aq përfshirës sa dhe oqeani i cili pranon qindra lumenj, kombi kinez ka përqafuar këtë besim që është i duhur edhe për kulturat e huaja. Kjo gjë ka sjellë lidhje të forta kulturore, duke lënë pas shumë anekdota të thëna për ndërveprimet kulturore midis Kinës dhe botës. Kinezët kanë një ndërgjegjshmëri të fortë kolektive dhe sens përgjegjshmërie sociale. Ne besojmë se ‘nuk duhet t’i bësh të tjerëve atë nuk do të doje të ta bënin ty’. Ne respektojmë kulturat dhe pikëpamjet e ndryshme, i trajtojmë të tjerët në të njëjtën mënyrë siç edhe presim të na trajtojnë, dhe nuk imponojmë dëshirën tonë tek të tjerët. I trajtojmë të gjitha vendet e huaja me kortezi, ushqejmë lidhje harmonike me fqinjët dhe lidhim miqësi me vendet e largëta.

Kinezët kanë trashëguar traditën e bukur të kulturës kineze të mbi 5000 vjetëve dhe i kanë shtuar asaj dimensionet e reja të kohëve.

-Zhvillimi paqësor është i përcaktuar nga kushtet kombëtare bazë të Kinës

Kina ka një popullsi të madhe por një bazë të dobët ekonomike. I duhet të ushqejë afërsisht 20% të popullsisë së botës me 7,9% të tokës bujqësore të botës dhe 6,5% të ujit të freskët botëror. Ajo çfarë është arritur në zhvillimin social dhe ekonomik duhet të plotësojë nevojën e 1,3 miliard njerëzve, gjë e cila përbën një sfidë të madhe për Kinën. PBB i Kinës për vitin 2010 ishte rreth 4,400 $, prodhim i cili renditet rreth vendit të 100-të në botë. Akoma ekziston një zhvillim i pabarabartë midis zonave urbane dhe rurale dhe midis rajoneve të ndryshme, mbeten akute problemet strukturore në zhvillimin ekonomik dhe social; dhe rritja ekonomike, e cila varet shumë nga të ardhurat e burimeve, shtrëngohet së tepërmi nga uljet burimore dhe nga problemet mjedisore. E gjithë kjo e ka bërë ndryshimin e modelit të rritjes një detyrë të vështirë. Aftësia e Kinës për një inovacion të pavarur është e vogël, si dhe është në vend të fundit të zinxhirit të vlerave si në grupin ndërkombëtar të punës edhe në atë të tregtisë. Standardet e jetesës së kinezëve nuk janë të larta, dhe sistemi i sigurisë shoqërore të Kinës nuk është i përshtatshëm duke u pozicionuar shumë prapa atij të vendeve të zhvilluara.

Modernizimi i Kinës përfshin një të pestën e popullsisë së botës dhe do të jetë një proçes afat-gjatë. Shkalla dhe magnituda e vështirësive dhe problemeve që përfshihen është e papreçedent në botën aktuale dhe e rrallë në historinë njerëzore. Kina do të mbetet një vend në zhvillim për një kohë të gjatë, gjë e cila nënkupton se Kina duhet t’i përkushtohet vetvetes për të përparuar në rrugën për modernizimin e saj, duke promovuar zhvillimin dhe duke përmirësuar jetesën e njerëzve të saj. Kjo gjë përbën një thirrje për të mbajtur një mjedis ndërkombëtar paqësor dhe të qëndrueshëm dhe për të patur shkëmbime dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Kina mund të bëhet e fuqishme në të ardhmen. Por sërish paqja do të jetë thelbësore për zhvillimin e saj, dhe Kina nuk ka ndonjë arsye për të devijuar nga rruga e zhvillimit paqësor. Kushtet bazë të saj, traditat e saj kulturore, interesat e saj themelore kombëtare dhe interesat e saj afat-gjata – të gjithë këto faktorë kanë krijuar forcën e natyrshme që drejton zhvillimin paqësor të Kinës.

-Zhvillimi paqësor është një zgjedhje e cila përfaqëson tendencën globale

Paqja dhe zhvillimi janë dy çështjet kryesore të botës së sotme. Paqja, zhvillimi dhe bashkëpunimi janë pjesë të tendencës së parezistueshme globale. Bota e sotme po lëviz përpara në shumë pole dhe globalizimi ekonomik merr fuqi. Ka një thirrje në rritje për ndryshime në sistemin ndërkombëtar dhe bota po përballet me shumë sfida historike. Për të ndarë mundësitë e prezantuara nga zhvillimi dhe për të larguar bashkërisht rreziqet, është dëshira e përbashkët e njerëzve në botë.

Globalizimi ekonomik është kthyer në një tendencë të rëndësishme në evolucionin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Vende të sistemeve dhe llojeve të ndryshme dhe në stade të ndryshme zhvillimit janë në një gjendje të varësisë reciproke dhe me interesat e ndërthurura. Kjo gjë e ka kthyer botën në një komunitet me të njëjtin fat ku anëtarët janë të ndërlidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Një tjetër luftë botërore do të ishte shkatërruese për të gjithë njerëzimin, dhe asnjë nuk do të dilte fitimtar në një konflikt gjithëpërfshirës midis fuqive të mëdha.

Sfidat globale janë kërcënime madhore për botën. Çështjet e sigurisë së përbashkët po bëhen edhe më të ashpra. Ato përfshijnë terrorizmin, përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, krizat financiare, fatkeqësitë natyrore, ndryshimi i klimës, si dhe sigurimi i energjisë, burimeve, ushqimit dhe shëndetit publik, dhe lista vazhdon të rritet në numër. Këto dhe probleme të tjera globale kanë një impakt madhor në mbijetesën e njeriut dhe në zhvillimin e pandërprerë ekonomik dhe social. Asnjë vend nuk mund t’i përballojë këto çështje vetëm, çështje të cilat duhet tu drejtohen të gjitha vendeve së bashku. Nëse këto probleme nuk adresohen nëpërmjet një bashkëpunimi të përgjithshëm dhe të pandërprerë ndërkombëtar, paqja në botë dhe zhvillimi do të ndeshin në pengesa të mëdha si dhe mund të ndjejnë pengesa shkatërruese.

Tendenca globale drejt multipolarizimit është e parezistueshme. Ekonomitë që shfaqen, grupet rajonale, rajonet aziatike e të tjera po fuqizohen, po rriten me hapa të shpejtë edhe aktorë të ndryshëm jo-shtetërorë, të cilët, duke patur avantazh nga globalizimi ekonomik dhe nga koha e informacionit, e zgjerojnë ndikimin e tyre dhe janë bërë një forcë e rëndësishme në shumë vende dhe në arenën ndërkombëtare.

Tendenca globale po shtyhet përpara si një dallgë: ata të cilët ecin me të do të zhvillohen dhe ata që shkojnë në kah të kundërt do të pësojnë disfatën. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta refuzojë lojën ku fitimi është zero, lojë kjo e cila ishte produkt i marrëdhënieve të vjetra ndërkombëtare, të mentalitetit të rrezikshëm të luftës së ftohtë dhe të nxehtë, dhe të të gjitha atyre trajektoreve të shkelura, të cilat njëra pas tjetrës e kanë drejtuar njerëzimin drejt përballjes dhe luftës. Duhet të gjenden perspektiva të reja në këndin e komunitetit me fat të përbashkët, duke ndarë mirëqenien dhe fatkeqësitë dhe duke ndjekur bashkëpunimin me përfitim të përbashkët, duke eksploruar mënyra të reja për të shtuar shkëmbimet dhe mësimin reciprok midis qytetërimeve të ndryshme, duke identifikuar dimensione të reja në interesin e përbashkët dhe në vlerat e njerëzimit, dhe duke parë për mënyra të reja për të përballuar sfida të shumta nëpërmjet bashkëpunimit midis vendeve dhe duke realizuar zhvillime gjithëpërfshirëse. Ne dëshirojmë paqe dhe jo luftë, zhvillim dhe jo stanjacion, dialog dhe jo përballje, mirëkuptim dhe jo keqkuptim. Kjo është tendenca e përgjithshme e botës dhe aspirata e përbashkët e të gjithë njerëzve. Kina ka zgjedhur rrugën e zhvillimit paqësor pikërisht kundër këtij sfondi historik.

V. Çfarë nënkupton Zhvillimi Paqësor i Kinës për pjesën tjetër të botës

Rruga e zhvillimit paqësor është një rrugë e re e zhvillimit, të cilën, Kina, vendi më i madh në zhvillim në botë, ka nisur, dhe impakti global i saj do të tregojë vetveten me kalimin e kohës. Suksesi i saj kërkon si përpjekjet e palodhura të kinezëve edhe mirëkuptimin dhe mbështetjen nga komuniteti ndërkombëtar.

Zhvillimi paqësor i Kinës ka devijuar nga modeli tradicional, ku fuqia që shfaqej ishte në kërkim të hegjemonisë. Në historinë moderne, disa fuqi që u shfaqën krijuan kolonitë, luftuan për sferat e influencës, si dhe organizuan ekspansione ushtarake kundër vendeve të tjera. Kjo arriti pikën kulmore të saj në shekullin e 20-të, ku rivaliteti për hegjemoni dhe përballjet ushtarake e zhytën njerëzimin në humnerën e dy luftërave shkatërruese botërore. Me një vlerësim të fortë të traditës historike dhe kulturore prej mijëra vjetësh, natyrës së globalizimit ekonomik, ndryshimet si në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në tablonë e sigurisë ndërkombëtare të shekullit të 21-të, ashtu edhe në interesat e përbashkëta dhe të vlerave njerëzore, Kina ka vendosur për rrugën e zhvillimit paqësor dhe të bashkëpunimit me përfitim të përbashkët, si rruga themelore për të realizuar modernizimin e saj, për të marrë pjesë në çështjet ndërkombëtare dhe për të përballuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Eksperiencat e dhjetëvjeçarëve të shkuar kanë treguar se Kina është korrekte në nisjen e rrugës së zhvillimit paqësor, dhe nuk ka asnjë arsye çfarëdoqoftë për Kinën që të devijojë nga kjo rrugë. Globalizimi ekonomik dhe revolucioni në shkencë dhe teknologji kanë krijuar kushte historike që shumë vende të ringjallin vetveten duke ndjekur zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin me përfitim të përbashkët, dhe bënë të mundur që shumë vende në zhvillim të hynin në rrugën e zhvillimit të shpejtë. Për këtë arsye, madhësia e ekonomisë botërore dhe potenciali i zhvillimit janë në rritje, komuniteti ndërkombëtar është i pozicionuar më mirë për të rezistuar ndaj krizave ekonomike dhe financiare, dhe ka impuls më të fuqishëm për të reformuar sistemin ekonomik ndërkombëtar. Zhvillimi paqësor i Kinës është në përputhje me tendencën botërore. Kina është e gëzuar që po e sheh këtë gjë dhe mbështet gjithnjë e më shumë vende në zhvillim që duan të ndryshojnë fatin e tyre, dhe është po ashtu e gëzuar që sheh dhe mbështet vendet e zhvilluara që mbajnë prosperitetin dhe zhvillimin.

Në botën e sotme gjithnjë në ndryshim e sipër, të gjitha doktrinat, sistemet, modelet dhe rrugët janë subjekt i testimit të kohëve dhe praktikës. Meqenëse kushtet kombëtare ndryshojnë nga një vend në tjetrin, nuk ka një mënyrë fikse të zhvillimit, e cila duhet të jetë e vetmja efektive dhe e aplikueshme për të gjithë. Një rrugë zhvillimi është e zbatueshme vetëm kur i përshtatet kushteve kombëtare të një vendi. Rruga e zhvillimit të Kinës ka marrë formë në mjedisin kinez. Kina është plotësisht e përgjegjshme se ndjekja e rrugës së zhvillimit paqësor është një proçes i rëndësishëm dhe afat-gjatë dhe se mjediset aktuale të brendshme dhe të huaja po pësojnë ndryshime të thella dhe komplekse. Prandaj është më mirë të përmbledhë dhe të aplikojë eksperiencën e saj të vetën, të mësojë nga praktikat e vendeve të tjera, dhe të jetë në gatishmëri për probleme dhe sfida të reja që mund të shfaqen, në mënyrë që të hapë prospekte më të mira për zhvillimin paqësor.

Kina nuk mund të zhvillohet duke u izoluar nga pjesa tjetër e botës, dhe prosperiteti e stabiliteti global nuk mund të mbahen pa Kinën. Arritjet e Kinës janë të pandashme nga bashkëpunimi i saj miqësor me botën e jashtme; në ndjekjen e zhvillimit ajo ka nevojë për mirëkuptim të mëtejshëm dhe mbështetje nga pjesa tjetër e botës. Ne i jemi thellësisht mirënjohës të gjitha vendeve dhe njerëzve të cilat kanë treguar mirëkuptim dhe përkujdesje dhe kanë dhënë mbështetje dhe ndihmë për zhvillimin e Kinës. Ndjekja e rrugës së zhvillimit paqësor nga Kina me popullsinë e saj prej mbi një miliardë banorë është një sipërmarrje e re e madhe në historinë e zhvillimit njerëzor, dhe ne nuk pretendojmë se ajo çfarë ne bëjmë nuk lë më asgjë për të dëshiruar. Ne i mirëpresim të gjitha sugjerimet miqësore dhe kritikat me qëllim të mirë. Ne shpresojmë sinqerisht se komuniteti ndërkombëtar do të ketë një vlerësim më të thellë të traditave të Kinës të nderuara nga koha dhe të respektojnë sovranitetin e saj, sigurinë, integritetin territorial dhe qëndrueshmërinë shoqërore, gjë të cilën kinezët e kanë shumë për zemër. Ne shpresojmë se ky komunitet do të vlerësojë nevojën e Kinës për të zgjidhur, hap pas hapi, vështirësitë e ndryshme me të cilat ajo përballohet në zhvillim si vendi më i madh në zhvillim, si dhe të vlerësojë aspiratën e kinezëve për të shkundur varfërinë dhe për të jetuar një jetë të begatë. Ne shpresojmë se komuniteti ndërkombëtar do të ketë besim në sinqeritetin e kinezëve dhe në vendosmërinë e tyre për të arritur zhvillimin paqësor, dhe që të mbështesin dhe jo të pengojnë ndjekjen e rrugës së zhvillimit paqësor të Kinës.

Duke parë pas në të shkuarën dhe përpara në të ardhmen, ne jemi të bindur se një Kinë e begatë dhe e zhvilluar, një vend demokratik, harmonik dhe i qëndrueshëm nën rregullin e ligjit, do t’i japë një kontribut më të madh botës. Populli kinez do të bëjë përpjekje të pandërprera së bashku me njerëz të tjerë për të sjellë një të ardhme të ndritshme për njerëzimin.

FUND

KOMENTE