English

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, makina përfundon në lumë

Fushë Krujë, 26 shtator 2011, NOA – Shpejtësia e madhe i ka marrë jetën në orët e natës një 31-vjeçari, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë si pasojë e një aksidenti. Aksidenti ndodhi pas mesnatës së të dielës në fshatin Tapizë të Fushë-Krujës. Viktimë e aksidentit ka mbetur drejtuesi i automjetit, 31 vjeçari Astrit Laçi, ndërsa janë plagosur tre pasagjerët që udhëtonin bashkë me të. Burime nga policia e zonës bëjnë me dije se për shkak të shpejtësisë së lartë tej normave të lejuara, Astrit Laçi humbi kontrollin në drejtimin e Fuoristradës dhe për rrjedhojë rrëshqiti nga ura duke përfunduar në lumë. Kjo i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 31-vjeçarit, ndërsa tre personat e tjerë u dërguan në spitalin rajonal për të marrë mjekim. mit/NOA

KOMENTE
  • Gazmir Marku10:04 - 26 Shtator 2011
    i lutem medijave te mos e egzagjeroin kte ngjarie sepse astriti nuk ka qene shoferi i makines,ajo makine vinte ne dreijtim te tiranes,me nje shpejtesi maksimale pastaj ne ur i ka rene benci nga pas dhe ka perfunduar ne lume.., un isha kalimtar me makinen time bashk me nje shok i nxorem nga lumi 4 persona,por si u duk astriti kishte nderruar jet ishte cdo gje e kote per te ... ngushellime...
  • Gazmir Marku09:53 - 26 Shtator 2011
    Me vjen vertet keq per aksidentin qe ndodhi mbrem e pash me syt e mi aksidentin qe ndodhi mbrem,isha un i pari qe u futa ne lum dhe e nxora astrin por ai kishte vdekur... ngushellime familjes se astrit lacit..
  • ildo betes08:39 - 26 Shtator 2011
    gjyna