Rusi, 26 Shtator NOA - Anzhi nuk ka ndërmend të peshojë shpenzimet që do të kryejë në sezonin e ardhshëm të merakos. Bazuar në atë çka përcillet nga TuttomercatoWeb.com, klubi rus faktikisht ka përgatitur për merkaton e ardhshme të sezonit dimëror një buxhet prej 250 milionë eurosh. Kështu, synimet e klubi të Anzhi me sa bëhet e ditur janë përqendruar në Ligën Angleze, ku emri më i dëshiruar është ai i mesfushorit të Chelsea, Lampard. r.b/NOA