English

Bashkia e Tiranës do rrisë bashkëpunimin me Bashkinë e Budapestit

Tiranë, 26 Shtator 2011 NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti sot ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Janos Husar (në foto). Kryebashkiaku Basha dhe z.Husar ranë dakord për të thelluar më tej marrëdhëniet mes Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Budapestit, në projekte të përbashkëta. Gjithashtu, duke u njohur me planet dhe projektet zhvillimore të Bashkisë së Tiranës, ambasadori Husar tha se biznesi hungarez ka interes për të qenë i pranishëm në Tiranë. a.y/NOA

KOMENTE