English

Berisha: I emocionuar për takimin dhe fotot me Obamën

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA – Në më shumë se 60 minuta kryeministri Berisha ka përshkuar me detaje çdo takim në Nju Jork, ku ai qëndroi për afro një javë. Por, një prej momenteve më të bukura për kryeministrin Berisha ishte takimi me presidentin amerikan Obama dhe fotot me të. Berisha, në fjalimin përpara deputetëve të djathë, i është referuar edhe pritjes që Presidenti Obama dha për të gjithë krerët e delegacioneve nga e gjithë bota, një pritje më madhështore. “Presidenti i kushton një kohë të shkurtër secilit prej tyre në momentin e fotos miqësore që bëhet me të. E vërteta është se pata shumë kënaqësi për takimin me Obamën, fjalët e tij të ngrohta për Shqipërinë. Unë i ripërsërita ftesën për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi”, theksoi Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare përmendi si moment kulmor të vizitës së tij në Nju Jork veprimtarinë e oraganizuar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama. “Nisma mbështetetet në një synim të përbashkët se ka 46 objektiva. Ftesa për tu anëtarësuar në këtë nismë, ka si bazë përpjekjet e qeverisë për një qeveri tranparente dhe të hapur, për një nismë të suksesshme kundër korrupsionit. Shqipëria u ftua si një vend i përkushtuar ndaj kësaj platfome. 46 zotimet e kësaj nisme do të shndërrohen në 46 objektiva të institucioneve të këtij vendi. Thelbi kryesor është një qeveri e përgjegjshme dhe transparente”, tha Berisha. Në kuadër të mbrojtjes së tokës, kryeministri ka theksuar se Shqipëria do të kontribuojë më shumë se ç`i favorizon hapësira në mbjelljen e 250 mijë drurëve, ullinj dhe arrorë. a.q/NOA

KOMENTE