Tiranë, 26 shtator 2011, NOA – Dy persona të shpallur në kërkim për dhënie ndihme për kalimin e paligjshëm të kufirit kanë rënë në prangat e bluve të kryeqytetit. Ata janë Avni Ismail Tahiraj, 51 vjeç, banues në Tiranë dhe Vesel Idriz Hasani, 54 vjeç, edhe ky banues në Tiranë. Avni Tahiraj u ndalua në afërsi të rrugës “Jordan Misja”, ndërsa Vesel Hasani u ndalua në Vorë, pranë Hotel Continental. Tahiraj dhe Hasani ishin shpallur në kërkim prej datës 24.09.2011 nga DPQ e Tiranës pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë kishte urdhëruar arrestimin e tyre. Avni Tahiraj dhe Vesel Hasani janë nën akuzë për veprat penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim si dhe të krijimit të grupit të strukturuar kriminal. mit/NOA