English

Bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri niset drejt Brukselit

E hënë, 26 shtator 2011, NOA- Kryenegociatorja e palës kosovare, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, u nis sot për në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e shtatë të dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që do të mbahet më 27 dhe 28 shtator 2011. Burime zyrtare nga Qeveria e Kosovës bëjnë të ditur se në këtë raund do të bisedohet për katër çështje: telekomunikacioni, energjia, bashkëpunimi rajonal, si dhe ngecjet e implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë dialog. Ndërkaq, për shkak të ngecjeve të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga ndërmjetësuesi Robert Cooper që të bëhet një vlerësim zyrtar për çështjen e ngecjeve në implementimin e marrëveshjeve, pra të vlerësohen performancat e të dy palëve gjatë gjithë procesit të dialogut, si dhe ka kërkuar që konstruktiviteti i Qeverisë i dëshmuar gjatë gjithë bisedimeve të reflektojë në progresin e Kosovës drejt integrimit në BE. a.y/NOA

Në foto: Edita Tahiri

KOMENTE