E hënë, 26 shtator 2011, NOA- Është pasioni për botanikën nga Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ajo që ka joshur italianen Carla Bruni dhe e ka bindur që të martohet. Sipas Zonjës së Parë të Francës, ajo tregon në një intervistë për BBC se, “I thashë vetes, o Zot duhet të martohem me këtë burrë, është kryetar shteti dhe mbi të gjitha di gjithçka për lulet, është e pabesueshme. Në një nga takimet tona të para, ndërsa shëtisnim në kopshtet e Eliseos, më shpjegoi gjithçka për tulipanët dhe trëndafilat". a.y/NOA
Në foto: Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy