English

Grabit me forcë të atin në shtëpi, pranga 23 vjeçarit

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA – Vjedhet nuk janë tashmë pjesë vetëm e rrugëve por edhe brenda së njejtës familjes. Kështu, siç raporton policika e kryeqytetit, një 23 vjeçar ka grabitur me forcë babain e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së djelës në rrugën “Ndre Mjeda”. Dalip Artur Shenko, 23 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, i ka marrë me force një celular si dhe shumën e parave prej 12000 lekë, babait te tij. I riu është arrestuar nga policia ndërsa, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura. a.q/NOA

KOMENTE