English

Hakerët serbë sulmojnë faqen e internetit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik

Prishtinë, 26 shtator 2011, NOA – Hakerët serbë kanë sulmuar faqen e internetit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës. Lajmin e ka bërë publik përmes një njoftimi zyrtar vetë zyra e shtypit e këtij dikasteri. Sipas zyrtarëve të ministrisë në faqe janë vënë shkrime dhe simbole serbe. Ministria bën me dije se në mesazhet në gjuhën serbe, thuhet se sulmi është bërë në shenjë mbështetjeje për serbët e Kosovës. Ministria e Zhvillimit ekonomik ka marrë të gjitha masat që brenda një afati sa më të shkurtër ta rikthejë faqen zyrtare në gjendjen e mëparshme. mit/NOA

KOMENTE