English

Hiqet bllokada serbe në Jarinjë

E hënë, 26 shtator 2011, NOA- Bllokada serbe e cila ditëve të fundit ishte vendosur në Jarinjë ka filluar të hiqet sot nga trupat e KFOR. Siç raporton Gazeta Express, ushtarët e KFOR-it sonte kanë filluar të largojnë zhavorrin të cilin serbët e Veriut të Mitrovicës kishin përdorur për të bllokuar rrugën kryesore që çon në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ndërsa nga ana e tyre serbët kanë nisur të sjellin sasi tjera të zhavorrit për të vendosur sërish në rrugë. Pavarësisht tensionit të krijuar në Jarinjë nga kjo ngjarje nuk raportohen ende për incidente, ndërsa është larguar 100 metra nga pengesa me tela me gjemba, ndërsa janë vendosur tanke dhe mjete të tjera për pengimin e trazirave në Leposaviq. Sakaq ushtarët e KFOR gjithashtu kanë hequr flamurin serb i cili po qëndronte në barrikadën e vjetër. Ndërkaq forcat e KFOR-it kanë bllokuar rrugën alternative të hapur para dy ditëve afër pikës kufitare në Jarinjë nga grupe ekstremiste serbe, pasi rrugët e hapura nga ekstremistët serbë shfrytëzohen për hyrje-dalje nga SerbiaMitrovicë. a.y/NOA

KOMENTE