SHBA, 26 Shtator NOA - I-Pad 3 me shumë mundësi do të mbërrijë në 2012 gjatë pranverës dhe kjo bazuar në parashikime që i përkasin dhe modeleve precedentë. Megjithatë që tani kanë filluar hipotezat mbi çmimin dhe karakteristikat teknike të tabletës së Cupertino, që do të synojë në një sistem solid dhe në një skedë teknike konkrete, për një estetikë qe nuk do të bazohet në thjeshtësi. Me shumë mundësi procesori do të jetë jo quad por dual core, evolucion i Apple A5. Kamera do të përmirësohet duke parë që nuk ka qenë e kualifikuar në versionet e mëparshme. Të palëvizura do të jenë shërbimet GPS, Wi-Fi dhe Bluetooth, ku mund të futen dhe Thunderbolt, HDMI dhe me zë të lartë po kërkohet dhe një USB, por aktualisht qëndron jashtë çdo diskutimi. Për sa i përket ekranit flitet se do të kemi një rritje ne rezolucionin e tij i cili do të jetë më i gjerë në retinën e display. Për sa i përket çmimit ato do të mund të lëvizin në një kuotë nga 449-499 në 899 euro në bazë të dëshirës që do të ketë përdoruesi dhe të disponueshmërisë ekonomike. r.b/NOA