E hënë, 26 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Fillimisht grabitja e më pas dëmtime të tjera për çiftin e të fejuarve të cilët u sulmuan në një fshat të Empolit, e më pas përdhunimi për vajzën. Tre shqiptarë u ndaluan sot nga karabinierët italianë, nën akuzën se janë autorët e agresionit dhe dhunës në fjalë. Ngjarja e rëndë ndodhi mes natës së 24 dhe 25 korrikut, ku çifti i fejuar ai 32 dhe ajo 25 vjeç kishin ndaluar në një rrugë të izoluar, kur u sulmuan, u zbritën nga makina dhe u grabitën. Më pas tre shqiptarët mbyllën djalin në bagazhin e makinës dhe përdhunuan të fejuarën e tij në sedilen e pasme të makinës, vetëm pak para se të largoheshin. Tre emigrantët shqiptarë u prangosën nga policia me akuzën për rrëmbim personi, vjedhje dhe përdhunim në gjendje të rëndë. a.y/NOA
Itali, grabitën çiftin dhe përdhunuan vajzën në pranga 3 shqiptarë
-
gjekro.18:52 - 26 Shtator 2011Per te till persona duhet te ekzistoj ligji me varje,