Spanjë, 26 Shtator NOA - Lajmi i fundit i merkatos që ka të bëjë me ekipin e Milanit vjen nga Spanja. Sipas radios iberike Cadena Ser, shumë shpesh e interesuar në goditjet e merkatos, objektivi real i Milanit është të zëvendësojë në mënyrën më të mirë dëmtimin e Mathieu Flaimini dhe emri më i preferuar në ambientin kuq e zi është ai i Sami Khedira. Lojtari gjerman, edhe pse shpesh herë është në formacionin titullar të Realit të Madridit të Mourinjos, kërkon më shumë hapësirë në këtë ekip. Kjo arsye, sipas spanjollëve, bën që Khedira të jetë objektivi kryesor i Milanit për merkaton e janarit, një laj ky që ka ardhur vetëm orët e fundit. r.b/NOA