English

Kujdes me fotot “erotike” që mund të mbani në shtëpi

Itali, 26 Shtator NOA - Duke nisur që nga ky moment duhet të bëni shumë kujdes me fotot apo kalendarët që varni nëpër muret e shtëpisë. Në Rexho Emilia, një grup qytetarësh nuk hezituan të çonin në gjykatë një fqinjin e tyre, një 76-vjeçar pensionist Fausto Rinaldi, pasi kishte mbushur shtëpinë e tij me foto të cilat kishin të gjitha, sipas akuzuesve, përmbajtje erotike. Procesi do të celebrohet shkurtin e ardhshëm, por për të tutëluar pafajësinë e fëmijëve në lagjet respektive, (që duhet thënë se aktualisht vihet në provë të rrezikshme nga interneti apo programet e natës në televizione të ndryshme) Rinaldit gjykata i pohoi se duhet të mbante të mbyllur derën e shtëpisë. Natyrisht, sipas të interesuarit, nuk bëhet fjalë për foto me përmbajte të lartë erotike, por për foto sensuale të Martina Colombari apo dhe të Madonës. r.b/NOA

KOMENTE
  • Valon Sadriu08:39 - 12 Nëntor 2011
    femer se jo mahi
  • Tomi Jerri06:08 - 26 Shtator 2011
    -- edhe pensionistet nuk i lene rehat....!