English

Lojtarët e rinj të serfit, me katër këmbë

E hënë, 26 shtator 2011, NOA- Për një ditë profesionistët e serfit ia lanë vendin, miqve të tyre me katër këmbë. Këtë herë janë qentë protagonistë ta garës së “serfit të qenve”, i cila u mbajt në një ishull në Kaliforni. Disa prej tyre i kapërcenin dallgët pa iu dridhur syri, ndërsa të tjerë shfaqnin shenja frike. Qentë e ndarë në grupe të ndryshme sipas peshës, demonstruan se ishin në gjendje të konkurronin si kampionë të mëdhenj, falë një tavoline të vogël të ndërtuar për këtë ngjarje. Ndërkaq duke ndjekur disa parametra mes tyre, juria nxori edhe fituesin. a.y/NOA

KOMENTE